Një zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, në Kullën Oxy, një kompleks banimi në qendër të qytetit, rinovimi i të cilit përfi së fundmi. Mediat e huaja kanë raportuar se deri më tani 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që autoritetet vendase raportuan se kërkimet po vijojnë. LEXO edhe...Bilanci/ Në një muaj e gjysmë, u arrestuan ose u vunë nën hetim 29 piromanë! Policia apel: Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit, në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg. Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur. Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Ndërkohë Policia dhe autoritetet po hetojnë shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit. R.Xh/ReportTv.al kantier ndertimi zjarr Bruksel Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86.3% Nuk e di 3.2% Vota total: 677 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

