Një zjarr ka rënë në Njësinë Administrative Shalës, në bashkinë Cërrik, duke rrezikuar banesa dhe një pikë servisi. Flakët përfshinë edhe disa pemë dekorative, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës me dy grupe bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës. Fatmirësisht, zjarri nuk shkaktoi dëme në banesa apo në ndërtesat pranë zonës së përfshirë nga flakët. Ky është rasti i dytë i zjarrit i regjistruar gjatë së njëjtës ditë në territorin e Bashkisë Cërrik. Në orët e mëngjesit, një tjetër vatër zjarri u konstatua në territorin e bashkisë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve, zjarri u kap në kohë dhe nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme.
