Lajme Zone
Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës/ Bllokohen dy korsitë e aksit kryesor, si do të devijojë qarkullimi
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës/ Bllokohen dy korsitë e aksit kryesor, si do të devijojë qarkullimi

Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do t...

Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen më datë 14 dhe 15 gusht, nga ora 23:00 deri në 05:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi, ku thuhet se shkak për bllokimin është bërë montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit.

Më tej njoftohet se gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Ndërkohë mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë. Kujtojmë se zhvillimet vijnë në kuadër të realizimit të punimeve për “Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”.

Njoftimi i plotë: Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.