Lajme Zone
Zjarr në Berat/ Përfshihet nga flakët magazina me materiale bujqësore, shpëton banesa dykatëshe
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Berat/ Përfshihet nga flakët magazina me materiale bujqësore, shpëton banesa dykatëshe

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat.

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat. Zjarri ka filluar në një magazinë të mbushur me materiale bujqësore dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë magazinën dhe banesën dykatëshe, që ishte ngjitur. Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, zjarri kishte hyrë në katin e parë të banesës në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është lokalizuar në kohë dhe është fikur, duke u shpëtuar banesa. Si pasojë e zjarrit, magazina me prodhime bujqësore është shkrumbuar totalisht. Burimet zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit. Top Channel