Një 23 vjeçare, me inicialet E.GJ, pronare lokali në Velipojë është ndëshkuar me gjobë 200 mijë lekë, pasi gjatë kontrolleve të Policisë u konstatua se muzika në ambientin që ajo kishte në administrim, ishte mbi nivelin e lejuar. Inspektimi i Policisë së Shkodrës dhe stacionit të Velipojës vjen në vazhdën e kontrolleve që po kryhen në terren bazuar në hartëzimin e zonave me risk për ndotje akustike dhe ankesat e qytetarëve. Gjatë verifikimeve u testuan me matës zhurme disa ambiente dhe subjekte në zonat turistike, për të kontrolluar zbatimin e kufijve të lejuar të zhurmës. LEXO edhe...Nga jugosllavizimi i historisë te serbizimi i debatit politik Policia bëri të ditur se, krahas matjes së nivelit të zhurmës, janë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00. Ndërkohë, kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik veror. U.D/ReportTv.al zhurma velipoje Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.3% Vota total: 2566 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

