Lajme Zone
Zjarr në anijen turistike në Fethiye, 115 personat në bord hidhen në det për të shpëtuar
BotëJOQ Albania

Zjarr në anijen turistike në Fethiye, 115 personat në bord hidhen në det për të shpëtuar

Një anije turistike me 115 persona në bord është përfshirë nga flakët në Gjirin e Katrançit, pranë Fethiyes, në provincën turke të Muglës. Pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë, u detyruan të hidhen në det me jelekë shpëtimi, ndërsa anija nisi të fundosej.

Një anije turistike me 115 persona në bord është përfshirë nga flakët në Gjirin e Katrançit, pranë Fethiyes, në provincën turke të Muglës. Pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë, u detyruan të hidhen në det me jelekë shpëtimi, ndërsa anija nisi të fsej.

Ngjarja ndodhi gjatë një turi ditor turistik, të njohur si “blue tour”, që zhvillohet përgjatë gjireve dhe brigjeve të Turqisë.

Zjarri shpërtheu për një shkak ende të paqartë dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë anijen. Të alarmuar nga flakët, pasagjerët vendosën jelekët e shpëtimit dhe u hodhën në det për t’i shpëtuar zjarrit.

Në vendngjarje u nisën menjëherë ekipet e Rojes Bregdetare, policisë detare dhe autoriteteve të sigurisë bregdetare. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe varka të tjera që ndodheshin pranë. Sipas autoriteteve, pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Flakët përfshinë pjesën më të madhe të anijes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Pas shuarjes së zjarrit, anija nisi të fsej dhe autoritetet pritet të ndërhyjnë për nxjerrjen e saj.

Guvernatori i Fethiyes, Fatih Akkaya, mbërriti në zonë pas incidentit dhe konfirmoi se nuk raportohet për viktima. Pasagjerët u nxorën nga deti dhe u dërguan në siguri me anijet e Rojes Bregdetare dhe mjetet e tjera lundruese.

Ekipet shëndetësore kontrolluan personat e evakuuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.