Një javë pushimesh në Shqipëri u kthye në fillimin e një beteje të gjatë ligjore për Jülide Yazici, aktivisten turke dhe refugjaten politike që jeton në Francë. E arrestuar më 4 gusht në aeroportin e Tiranës, 32-vjeçarja ndodhet në burg në pritje të shqyrtimit të kërkesës së Turqisë për ekstradim, ndërsa partneri i saj, avokatët dhe organizata të shumta në Francë po kërkojnë lirimin e saj dhe kthimin në Francë. Ajo po tregohet e fortë. Të paktën kështu beson partneri i saj, Remy Durand. Julide Yazici, 32 vjeçe, u arrestua më 4 gusht në aeroportin e Tiranës, ku kishte mbërritur për të kaluar një javë pushime me motrën. LEXO edhe...Ndërroi fshehurazi avion ndërsa po largohej nga Turqia pas kërcënimeve iraniane, Trump: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret (VIDEO) Me origjinë turke, pedagogia e filozofisë jeton në Francë që prej vitit 2017 dhe në shtator 2021 fitoi statusin e refugjates politike. Nga janari 2025 deri në shkurt 2026 ajo dha mësim në liceun "Blaise-Pascal" në Segré-en-Anjou-Bleu, ku njohu edhe partnerin e saj, Rémy Durand. Së fundmi ishte vendosur në Tours, ku do të niste studimet e doktoraturës në filozofi. Sipas Durand, Julide Yazici, u largua nga Turqia pasi kishte kaluar disa muaj në burg, e akuzuar për bashkëpunim logjistik me terrorizmin. Ai thotë se e vetmja "fajësi" e saj ishte se kishte strehuar për një natë një kundërshtar të regjimit të Rexhep Tajip Erdogan, me kërkesën e një mikeshe. Për këtë arsye, sipas tij, autoritetet turke lëshuan ndaj saj një njoftim të kuq të Interpolit. Durand e cilëson këtë masë si të pajustifikuar. Njoftimi i kuq shërben për lokalizimin dhe arrestimin e përkohshëm të një personi në pritje të ekstradimit, por nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar. Jülide Yazici kishte udhëtuar edhe dy vite më parë në Shqipëri për pushime, pa hasur probleme. Sipas partnerit të saj, ajo nuk kishte dijeni se ndaj saj ishte lëshuar një njoftim i kuq. "Kjo situatë do të zgjasë me muaj" Pas arrestimit, Jülide Yazici u mbajt në paraburgim deri më 7 gusht. Që atëherë ajo ndodhet në burg, ndërsa autoritetet shqiptare shqyrtojnë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e saj. Avokatët e saj në Francë, Shqipëri dhe Turqi po ndërmarrin hapa për të kërkuar heqjen e njoftimit të kuq dhe lirimin e saj. "Kjo do të zgjasë me muaj. Edhe në rastin më të mirë, ajo nuk do të mund të kthehet në Francë para nëntorit ose dhjetorit", thotë Durand, duke shtuar se përpjekjet e deritanishme pranë autoriteteve nuk kanë dhënë rezultat. Kërkesa që ajo të vendosej në arrest shtëpie në Shqipëri është rrëzuar në shkallën e parë. Vendimi pritet të shqyrtohet në apel. Sipas njerkës së Jülide Yazici, e cila jeton në Segré, klima politike mund të ndikojë në vendimin e gjykatës. "Kjo do të varet nga dëshira për t'i bërë qejfin Turqisë ose nga fakti që Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2030", u shpreh ajo. "Gjendja e saj shpirtërore është e mirë" Një tjetër përpjekje është duke u zhvilluar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme franceze, me synimin që autoritetet franceze të kërkojnë zyrtarisht që Jülide Yazici t'u dorëzohet atyre. "Nëse Jülide ekstradohet në Turqi, ajo do të përfjë në burg dhe nuk do ta shohim më", tha njerka e saj. Megjithatë, partneri i saj shprehet optimist pas bisedave që ka pasur me të. "Ajo ka kaluar gjëra edhe më të vështira. Prandaj, për aq sa di unë, gjendja e saj shpirtwrore është e mirë. Ajo dëshiron ta shfrytëzojë këtë kohë për të nisur punën për doktoraturën", tha ai. Jülide Yazici nuk i ka fshehur kurrë bindjet e saj politike. Ajo është anëtare e Bashkimit për Rindërtimin Komunist (URC) dhe nga Franca ka vijuar aktivitetin kundër regjimit të Erdogan. Gjithashtu është autore në revistën turke "Teori dhe Politikë". Julide Yazici nuk i ka fshehur kurrë bindjet e saj politike. Ajo është anëtare e Unionit për Rindërtimin Komunist (URC). Edhe nga Franca, kundërshtarja politike vazhdon të jetë aktive kundër regjimit të Erdo?an. Ajo shkruan për revistën turke “Terrori ve Politika” (Teori dhe Politikë). Ndërkohë është krijuar një komitet mbështetës me emrin “Liri për Julide”. Komiteti u bën thirrje njerëzve të firmosin një peticion mbështetës përmes Framaforms dhe është aktiv edhe në Facebook dhe Instagram, ku publikon informacionet mbi aksionet dhe mobilizimet në mbështetje të saj. Është hapur gjithashtu një mbledhje fondesh në GoFundMe për të ndihmuar në financimin e procedurave ligjore dhe përpjekjeve për lirimin e Julides. Rémy Durand ka kontaktuar edhe ish-kolegët e saj në gjimnazin publik të Segré, me qëllim që lajmi për arrestimin e saj të përhapet. Organizata të ndryshme kërkojnë lirimin e saj Mbështetje për refugjaten politike kanë shprehur organizata dhe forca të ndryshme politike, ndër të cilat Partia e Re Antikapitaliste 49 (NPA 49), URC e Indre-et-Loire dhe Federata Sindikale Studentore. Kjo e fundit u bën thirrje universiteteve, pedagogëve, studiuesve, doktorantëve dhe studentëve që të kërkojnë menjëherë lirimin e Jülide Yazici. “Ne kërkojmë kthimin e saj të menjëhershëm në Francë dhe ndërprerjen e të gjitha procedurave penale ndaj saj”, deklaron organizata./OuestFrance U.D/ReportTv.al Recep Tayyip Erdoğan turqi julide yazici Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.4% Jo 51.7% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4319 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

