Lajme Zone
Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, mesazhi prekës i nënës së Joan Zukos: Asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që la pas
Të tjeraReport TV

Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, mesazhi prekës i nënës së Joan Zukos: Asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që la pas

Mes dhimbjes për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko, nëna e tij, Ornela Zuko, ka ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes, ndërsa me fjalë prekëse ka kujtuar të birin: “Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët”.

Fjalët e Ornela Zukos janë të pakta, por mbajnë brenda dhimbjen që vetëm një nënë mund ta përjetojë. Teksa ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes, ajo ka kujtuar edhe të birin, Joan Zuko, me fjalë që prekin zemrën. “Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë. Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve. Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh. Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme" shkruan ajo në rrjete sociale LEXO edhe...Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) Joan Zuko humbi jetën pasditen e së shtunës në Korçë, pasi u qëllua me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo i cili arrestua disa orë më vonë. Aktualisht Sterjo është në arrest me burg ndonëse ka shprehur pendesë. Përpara grupit hetimor, Sterjo ka deklaruar se prej kohësh ishte në konflikt me Zukon, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një konflikt i lidhur me të dashurën e tij. U.D/ReportTv.al ornela zuko joan zuko Korce Kristjan Sterjo Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.4% Jo 51.7% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4381 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?