Drejtori operativ i televizionit Alsat-M, Lirim Hajredini, është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Shkup. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, trupi i Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, transmeton KosovaPress. LEXO edhe...'Plani për ndarjen e Maqedonisë’, Ali Ahmeti tregon si reaguan Fatos Nano dhe Sali Berisha Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Trupi i pajetë i Hajredinit pritet t’i nënshtrohet obduksionit, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes. Lirim Hajredini ishte drejtor operativ i televizionit Alsat-M, një prej televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Kosova Press Xh.K/ReportTv.al Maqedoni e Veriut alsat Lirim Hajredini Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.4% Jo 51.7% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4319 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

