Filmi i animuar shqiptar “Arushi hap tokë të re”, i realizuar në vitin 1979, do të restaurohet në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”. Restaurimi do të bëhet me mbështetjen e Endri Haxhiut, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), i cili i është bashkuar kësaj nisme. Filmi është pjesë e fondit të filmave të animuar të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe mban regjinë dhe pikturën e Tonin Vuksanit. LEXO edhe...Filmat e vjetër shqiptarë, një jetë e re përmes restaurimit! Nisma “Adopto një film” në Arkivin Qendror Shtetëror Lajmin e bëri të ditur drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini, i cili theksoi se nisma mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në restaurimin e një filmi shqiptar, kronike të kohës, dokumentari ose filmi të animuar. Nisma synon të afrojë individë, institucione dhe mbështetës të tjerë me ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare. “Arushi hap tokë të re” është film vizatimor me ngjyra, me skenar të Naum Priftit dhe muzikë të kompozitorit Gjon Simoni. U.D/ReportTv.al Filmi shqiptar eljan tanini Adopto nje film Arushi hap toke te re Endri Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.4% Jo 51.7% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4319 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

