Chiara Ferragni ka ndarë në rrjetet sociale foto të reja nga pushimet e saj në Ibiza, Spanjë, ku po kalon disa ditë së bashku me partnerin e saj, José Hernández.
Influencerja italiane ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një album me momente nga pushimet. Në disa prej fotove, Ferragni shfaqet e përqafuar me partnerin e saj, ndërsa në të tjera pozon me rroba banje.
Albumi përfshin edhe disa poza ‘topless’ të Ferragnit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Pas qëndrimit të saj në Greqi, ku vizitoi disa prej ishujve grekë, influencerja italiane ka vijuar pushimet në Spanjë, këtë herë në Ibiza.

