Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Hotolishtit në Bashkinë e Librazhdit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë, duke djegur rreth 2 hektarë tokë bujqësore. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Librazhdit, të cilat vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, ka bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave. Pavarësisht situatës së vështirë, ndërhyrja në kohë ka shmangur rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.
