Lajme Zone
Zjarr i madh në malin e Çikës, flakët përhapen në shpatin mbi Dhërmi
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i madh në malin e Çikës, flakët përhapen në shpatin mbi Dhërmi

Një vatër zjarri është aktivizuar prej dy ditësh në faqen e malit të Çikës, në zonën mes Dhërmiut dhe Himarës.

Një vatër zjarri është aktivizuar prej dy ditësh në faqen e malit të Çikës, në zonën mes Dhërmiut dhe Himarës.

Një qytetare ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania dhe ka dërguar pamje nga zjarri, duke ngritur shqetësimin për përhapjen e flakëve në një zonë malore.

Sipas denoncueses, zjarri ka qenë aktiv përgjatë gjithë ditës dhe flakët po përhapen me shpejtësi. Ajo pretendon se ka tentuar të kontaktojë numrin e emergjencave, por e ka gjetur atë të padisponueshëm.

“E kemi njoftuar edhe policinë, por nuk na është dhënë informacion nëse ka mobilizim për neutralizimin e flakëve”, shprehet qytetarja.

Në pamjet e dërguara në redaksi, flakët duken të përhapura në faqen e malit në disa vatra, ndërsa qytetarja kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përhapjen e zjarrit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)