Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në Pukë! Dyshohet se kultivuesit e kanabisit qëlluan pasi pikasën efektivët e Policisë, 'blutë' kërkojnë përforcime
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në Pukë! Dyshohet se kultivuesit e kanabisit qëlluan pasi pikasën efektivët e Policisë, 'blutë' kërkojnë përforcime

Pas të shtënave, efektivët e Policisë kanë thirrur përforcime në zonën e thellë malore dhe në drejtim të fshatit kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në vendin e njohur “Hamalla e Dedës” pranë fshatit Qelëz në Pukë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në zonë kanë qenë në vëzhgim një parcelë kanabisi nga një skuadër policore. LEXO edhe...Neutralizohen zjarret në Gojan të Pukës, banorët e fshatit për Report Tv: Dje ka qenë situatë lufte! Mirë që nuk na u dogjën shtëpitë (VIDEO) Dyshohet se efektivët e Policisë janë pikasur nga kultivuesit e drogës, të cilët kanë qëlluar në ajër. Pas të shtënave, efektivët e Policisë kanë thirrur përforcime në zonën e thellë malore. Në drejtim të fshatit të thellë malor kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Kujtojmë se në këtë zonë tre ditë më parë u arrestua 58-vjeçari Tonin Lleshi, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al te shtena me arme arme zjarri Shkoder puke Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6434 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?