Lajme Zone
Denoncimi për miellin në Prrenjas, reagon pala tjetër: Na goditi punëtorin në pronën tonë
Të tjeraJOQ Albania

Denoncimi për miellin në Prrenjas, reagon pala tjetër: Na goditi punëtorin në pronën tonë

Pas denoncimit të publikuar më herët nga JOQ Albania për konfliktin mes dy palëve në Prrenjas, në redaksi ka mbërritur reagimi i personave nga pala tjetër, të cilët japin një version të ndryshëm për ngjarjen.

Pas denoncimit të publikuar më herët nga JOQ Albania për konfliktin mes dy palëve në Prrenjas, në redaksi ka mbërritur reagimi i personave nga pala tjetër, të cilët japin një version të ndryshëm për ngjarjen.

Sipas tyre, personi i përfshirë në konflikt ka punuar prej rreth 25 vitesh në biznesin që ndodhej në një magazinë të marrë me qira nga familja e denoncueses. Ata pretendojnë se, pas kthimit të familjes nga emigracioni, palët janë përfshirë në një konflikt për aktivitetin, klientelën dhe hapësirën ku ushtrohet biznesi.

Pala që ka reaguar thotë se personi në fjalë ka marrë me qira një tjetër magazinë pranë automjetit ku tregton mallin dhe se pjesa më e madhe e produkteve ruhet aty, në kushte që, sipas tyre, janë të përshtatshme.

Sa i përket konfliktit të ndodhur sot, ata japin një tjetër version. Sipas tyre, ka qenë ish-qiradhënësi ai që ka hyrë në pronën e tyre dhe ka goditur një prej punëtorëve, i cili ndodhej në pushimin e drekës.

“Punëtori ka bërë rezistencë pasi ai e goditi me shishe uji”, pretendojnë ata, duke mohuar kështu versionin e paraqitur më herët nga pala tjetër.

Pala në fjalë pretendon gjithashtu se mes tyre ka pasur edhe procese gjyqësore lidhur me konfliktin për biznesin dhe klientelën, ndërsa sipas tyre, vendimi i gjykatës ka qenë në favor të personit që vijon të ushtrojë aktivitetin prej 25 vitesh.

Ndërkohë, akuzat e ngritura nga denoncuesja e parë për kushtet e ruajtjes së miellit, ndërhyrjen e inspektorëve dhe favorizim mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përkatëse.

JOQ Albania i ka publikuar të dyja versionet e palëve për të pasqyruar konfliktin në mënyrë të paanshme. Rrethanat e përplasjes dhe pretendimet e secilës palë mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet kompetente. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)