Lajme Zone
Zjarr i madh në Lugaxhi të Elbasanit, flakët përparojnë drejt banesave (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i madh në Lugaxhi të Elbasanit, flakët përparojnë drejt banesave (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan. Sipas raportimeve, flakët po përparojnë në drejtim të zonës së banuar, duke rrezikuar banesat pranë vatrës së zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen. Operacioni për shuarjen dhe izolimin e zjarrit në Lugaxhi vijon.