Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kyç në intensifikimi e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë janë vënë në kontroll në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka informuar rreth situatës së zjarreve në vendin tonë deri në orën 18:00, ku gjatë ditës janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri. Aktualisht evidentohen 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll.
Në operacionet për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:
Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon puna me 20 forca MZSH dhe 10 ADZM, ndërsa për mbështetje janë angazhuar 2 helikopterë të FA-së. Në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër operojnë 40 efektivë MZSH me 8 automjete zjarrfikëse, 25 vullnetarë dhe 2 helikopterë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Abaze, Krujë – Zjarri vijon aktiv dhe është favorizuar nga era. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e tij, të mbështetura edhe nga 1 helikopter i FA-së. Nuk paraqitet rrezik per banesat.
Gurë-Lurë, Dibër – Situata vijon me intensitet të lartë në dy drejtime, ndërsa perimetri pranë banesave është vendosur nën kontroll dhe është shmangur rreziku për djegien e tyre. Janë angazhuar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 policë, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.
Nëmerçkë dhe Dhëmbel, Përmet – Vijojnë aktive disa vatra në zona pyjore dhe kullota, në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të sektorit pyjor dhe vullnetarë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Trojë, Mirditë – Vijon puna për izolimin e vatrës me MZSH, 36 forca bashkiake, 3 policë, 20 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA-së.
Lugaxhi, Elbasan – Situata paraqitet e rënduar pasi zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Janë angazhuar 6 efektivë MZSH, 6 forca të pyjores, 5 punonjës ASHP, 5 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur edhe nga MZSH Cërrik. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Shalës, Cërrik, është evidentuar gjithashtu një vatër e re ku operojnë MZSH me 1 automjet dhe 3 efektivë.
Finiq, Vlorë – Në Dhivër operojnë MZSH Finiq, Delvinë, Konispol dhe Dropull me 5 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, forca bashkiake dhe 1 helikopter të FA-së. Vatra në Rumanxë është shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.
Në Mallakastër–Patos, vatrat në Drenie, Lofkënd dhe Ngraçije janë izoluar dhe situata mbahet në monitorim, ndërsa puna vijon në ekonominë pyjore të Gjinoqarës. Në Kryezi, Fushë-Arrëz, vatra është nën kontroll, ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë vijon puna për izolimin e plotë. Izolohet plotësisht zjarri në Mallakastër, nën monitorim zonat Drenie-Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqar
Aktualitet Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt zonës së banuar, zjarrfikësit në terren
Aktualitet “Janë djegur rreth 20 hektarë”/ Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR: Shumica janë pyje, ka dëme edhe në ullishte e vreshta
Aktualitet Zjarri në Priskën e Madhe mbetet jashtë kontrollit, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar, pyjet e dendura dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
Aktualitet “Nisi në pyjet e Priskës dhe e favorizoi era”/ Zjarri në juglindje të Tiranës, banori: U përhap rreth orës 4 të mëngjesit, erdhëm menjëherë
Aktualitet Situatë alarmante nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës
Aktualitet Zjarri në Priskën e Madhe merr përmasa të mëdha, një shtëpi e djegur dhe familje të evakuuara. Shkrumbohet sipërfaqe e madhe pyjesh dhe ullishtesh
Aktualitet Zjarret në qarkun e Dibrës nuk ndalen, flakët i afrohen banesave. Rreth 100 forca në terren, ndërhyhet edhe nga ajri
Aktualitet Zjarret në Lezhë, vatra në Vilëz mbahet nën monitorim, vijon ndërhyrja në Mirditë
Aktualitet Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në disa qarqe të vendit
Aktualitet Riaktivizimi i zjarrit në Abazë të Krujës, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve
Aktualitet Flakët në Krujë, Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura në terren, po punojmë për mbrojtjen e banorëve
Aktualitet Zjarret në Shkodër, nën kontroll disa vatra, vijon operacioni për shuarjen e flakëve në Vaun e Dejës
Bota Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerohet, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve Zjarret në Tiranë dhe Dibër/ Flakët në Abaze 10 metra nga banesat, ndërhyrje edhe nga ajri
Aktualitet Top Channel

