Lajme Zone
‘Zhurma nuk është argëtim’, policia kontrolle për muzikën, Lamallari: Zero tolerancë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Zhurma nuk është argëtim’, policia kontrolle për muzikën, Lamallari: Zero tolerancë

Besfort Lamallari shprehet se zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar.

Asnjë vizitor apo turist nuk do të shqetësohet nga volumi i lartë i muzikës në lokale, kryesisht pranë zonave bregdetare. Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle në të gjithë vendin, për të evidentuar çdo ndotje akustike në territor dhe të ndëshkojë këdo që shkel normat e lejuara. Në një postim në rrjetet sociale ministri i brendshëm, Besfort Lamallari shprehet se zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar. LEXO edhe...Raporti/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë një epokë të re në luftën kundër krimit “Zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar por jo decibelët shurdhues. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme me kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për të evidentuar çdo ndotje akustike në territor dhe të sanksionojë këdo që nuk do t’ia dijë për të tjerët dhe përcaktimet ligjore. Kë gënjen mendja se mund të bëjë ç’të dojë me muzikën në kupë të qiellit duke shqetësuar komunitetin dhe turistët, ka qytetarët kundër dhe ‘vizitorët’ me uniformë tek dera e lokalit. Inkurajoj qytetarët të telefonojnë 129 për të raportuar çdo shqetësim të tillë”, shkruan Lamallari. Xh.K/SI.E./ReportTv.al Besfort Lamallari turiste ndotje akustike Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 5997 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?