Lajme Zone
“Zhulaqi” kërkon Hatin: Kishim bërë plane bashkë, Spanja më preu kontaktet
EkonomiJOQ Albania

“Zhulaqi” kërkon Hatin: Kishim bërë plane bashkë, Spanja më preu kontaktet

Një i ri me emrin Leandro ka bërë një apel publik për të gjetur një vajzë me emrin Hati, me të cilën ka pasur një lidhje në të kaluarën. Ai tregon se Hati është nga Kukësi, por në atë periudhë jetonte në Tiranë. Sipas tij, të dy kishin bërë plane për të ardhmen, por për shkak të disa problemeve dhe largimit të tij në Europë, humbën kontaktet. Leandro thotë se prej asaj kohe ka tentuar ta gjejë, por pa sukses. Ai shpreson që publikimi të arrijë te njerëzit që mund ta ndihmojnë të vendosë sërish kontakt me të. Hati, Leandro po të kërkon!

Mesazhi i Leandros:

Përshëndetje JOQ, si jeni? Desha t’ju kërkoja një ndihmë. Kam pasur dikur një lidhje me një vajzë që quhet Hati. Ajo është nga Kukësi, por në atë kohë jetonte në Tiranë. Për shkak të disa problemeve dhe faktit që unë jetoja në Europë, humbëm çdo kontakt. Që nga ajo kohë kam provuar ta gjej, por pa sukses. Me Hatin kishim bërë shumë plane bashkë dhe e shikoja si vajzën me të cilën doja të kaloja jetën. Edhe sot e kësaj dite më rri mendja te ajo dhe nuk kam mundur ta harroj. Në atë kohë ajo punonte si shitëse te Ringu. Nuk kam më asnjë kontakt me të. I kam pasur të gjitha kontaktet dikur, por m’i kanë mbajtur telefonin kur isha në Spanjë dhe i kam humbur. Unë quhem Leandro dhe ajo më thërriste “Zhulaq”. Ju lutem, nëse dikush e njeh Hatin më ndihmoni ose nëse Hati e lexon mesazhin më shkruaj.