Foto ilustruese/ Sipas SPAK, Ardi Kollçaku e ktheu “Tirana Tower” në skemë pastrimi parash kokaine, me 50% të kapitalit nga “Anchor Investments” dhe 50% nga “Altea Construction” e “Brain VP”, dy kompani që prokuroria i lidh me trafikun e drogës Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni Ardi Kollçaku e kishte kthyer “Tirana Tower” në një lavatriçe parash kokaine. Struktura e financimit që ai ndërtoi e vendos në qendër të dosjes si organizatorin e dyshuar të një skeme pastrimi parash. Në këtë skemë, paratë e drogës hynë në kullë përmes dy kompanive fasadë, me një administrator që qëndron njëkohësisht mbi paratë dhe mbi betonin.
Projekti i “Tirana Tower” ndahet në tri kuota. “Anchor Investments” e Kollçakut mban 50% të investimit, merr përsipër të gjitha procedurat ligjore dhe lejen e ndërtimit. Pjesa tjetër, 50%, ndahet mes “Altea Construction” me 25% dhe “Brain VP” me 25%. Të dyja kontribuojnë “në para”, sipas marrëveshjes te noteria. SPAK i lidh këto dy subjekte me trafikun e kokainës, dhe Kollçaku ishte ai që i futi në projekt.
“Brain VP” ka selinë në të njëjtën godinë, të njëjtën shkallë dhe të njëjtën zonë kadastrale me “Anchor Investments” të Kollçakut. Numri i pasurisë së Anchor është 1/367-N, i Brain VP është 1/367-N2. Dy njësi ngjitur në të njëjtin kat të së njëjtës ndërtesë. Bashkëinvestitori i jashtëm ndan të njëjtën derë zyre me zhvilluesin. Një “rastësi” që flet vetë.
Vasil Pelini është administrator dhe ortak i vetëm i “Brain VP”, kuotës 25% që SPAK dyshon se vjen nga droga. Pelini është njëkohësisht administrator i “Anchor Beton”, njësisë së prodhimit të betonit të grupit. I njëjti person qëndron mbi paratë që hyjnë në projekt dhe mbi betonin me të cilin po ndërtohet kulla. Një nyjë që e bën të pamundur të besosh se “Brain VP” është një palë e pavarur. Biznesmeni Ardi Kollçaku; në lupën e SPAK për pastrimin e parave të kokainës, leje për kulla nga Tirana në Vlorë
19 Qershor, 12:27 SPAK dyshon se paratë e trafikut të kokainës janë futur në projekt përmes këtyre dy bashkëinvestitorëve. Kontrollet janë urdhëruar te operatorët ekonomikë të shtetasit Isa Aliu si dhe te subjektet që kanë bashkëpunuar me ta.
BKH zhvilloi kontrolle në 23 ambiente, mes tyre shoqëri tregtare, zyra biznesi dhe banesa private, në kuadër të operacionit të SPAK kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Operacioni lidhet me hetimet ndaj një grupi të dyshuar kriminal që sipas SPAK drejtohej nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika dhe Armando Pacani. Përveç trafikut të kokainës, hetimet janë shtrirë edhe te mënyra se si dyshohet se janë pastruar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.
Në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe emra biznesmenësh dhe kompani të lidhura me sektorin e ndërtimit dhe investimet në bregdet. Sipas burimeve, hetuesit e BKH-së kanë ushtruar kontroll te Redi Peza, i njohur si pronar i “Porto Lalzit” dhe “Sviluppo Mare” dhe te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”. Kontrolli u zhvillua në qershor të këtij viti në kuadër të hetimeve për pastrimin e parave të kokainës nga një grup mjaft i fuqishëm.
Dosja e nxjerr Kollçakun si arkitektin e një strukture financiare ku paratë e drogës hynë në kullë përmes dy kompanive fasadë, me një administrator që qëndron njëkohësisht mbi paratë dhe mbi betonin.
Me një marrëveshje të nënshkruar në Shkurt 2024, pra pasi ishte miratuar leja e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama, kompania “Altea Invest” kërkon dhe porosit tek “Anchor Invest” e themeluar nga Ardi Kollçaku, rezervimin dhe ndërtimin e disa pasurive të paluajtshme të llojit apartament, dyqane e poste parkimi tek “Tirana Tower”. Sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, kompania “Altea Invest” kontribuonte financiarisht në shumën 6.5 milionë euro. Sipas marrëveshjes, “Altea Invest” ka paguar 650 mijë euro, në momentin e nënshkrimit të saj.
Prokuroria e Posaçme deklaroi zyrtarisht se, në vijim të hetimeve për grupin e dyshuar kriminal, ka vendosur nën sekuestro “32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë”, pra tek kulla “Tirana Tower”.
Ndërkohë, projekti i radhës është në tryezë. Ish-lojtari i “Big Brother”, humoristi Donald Veshaj, kishte aplikuar për një kullë 33 kate në qendër të Vlorës. Rrjeti u përfshi nga dyshimet e forta se ku i gjeti paratë për këtë ndërtim masiv një individ, i cili nuk ishte shfaqur kurrë më parë si biznesmen kullash. Në mbledhjen e 29 Prillit 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Ramës, kishte në shqyrtim kërkesën për “Leje zhvillimi për objektin rezidencial dhe hoteleri 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.
Shoqëria investitore “DGC” është themeluar në shkurt të vitit 2024, me aksionerë Donald Veshaj dhe dhëndrin e Vullnet Sinajt, Glenis Çobo. Pak muaj më vonë, në dhjetor të atij viti, në kompaninë “DGC” shtohet si ortak shoqëria “Anchor Invest”, me ortakun më të rëndësishëm Ardi Kollçaku. Kulla “DGC”, tashmë me tre ortakë, aplikoi për kullën 33 kate në Vlorë. A kishte dijeni Ardi Kollçaku se kapitali i dy bashkëinvestitorëve të projektit vinte nga trafiku? Si u likuiduan konkretisht kontributet “në para” të Brain VP dhe Altea Construction, përmes bankës apo me dorë? Kush e financoi Brain VP dhe nga erdhi kapitali i saj, krahasuar me momentin kur hyri në projekt? Ku janë hetimet? A ka ngrirje asetesh përveç sekuestros në “Tirana Tower”? A ka transaksione bankare të dokumentuara për kontributet “në para” të “Brain VP” dhe “Altea Construction”? A ka përgjigje nga humoristi Donald Veshaj me ortakun e tij Glenis Cobo dhe nga "lavatricja" Ardi Kollcaku për burimin e financimit?
Këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje publike, dhe ndërkohë që ato mbeten pa përgjigje, kullat vazhdojnë të ngrihen, me betonin dhe me heshtjen e njëjtë. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK 2 Tetor 2026, 14:0214:02Anti-Mafia Helmimi i paralajmëruar i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë; pse u la jashtë hetimit Milton Nushi, administratori i saj 2 Tetor 2026, 11:1311:13Anti-Mafia Ortaku i Bledi Çuçit, Eral Myftaraj “masakroi” buxhetin e shtetit; 90 mln euro tenderë korruptiv, dosja “fle” në SPAK 1 Tetor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia Pazaret për kulla mbi toka shtetërore në Palasë e Dhërmi; si u shty disa herë ankandi nga Elira e koorporatës 30 Shtator 2026, 17:5617:56Anti-Mafia Si Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi synuan AMP-në përmes agjentit Jurgen Kole, çfarë dinte Edi Rama? 30 Shtator 2026, 11:3111:31Anti-Mafia Dokumenti/ Bashkia Krujë i jep 681 milionë lekë pa garë landfillit të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në Tiranë 29 Shtator 2026, 17:1517:15Anti-Mafia

