Rrugët e Bosnjës janë mbushur me emocione për Edin Dzekon, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës.
Në sfidën ndaj Suedisë, të luajtur mbrëmjen e 2 tetorit në Zenicë, Dzeko u aktivizua si titullar dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, duke i dhënë fund një epoke gati dydekadëshe me përfaqësuesen. Në momentin e daljes së tij nga fusha, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe e përcolli me duartrokitje e thirrje për emrin e tij.
Momenti më dramatik erdhi në fund të takimit. Dzeko shënoi atë që dukej si goli i fitores në minutat shtesë, duke shkaktuar shpërthim gëzimi në stadium, por goli u anulua pasi topi kishte dalë jashtë vijave të fushës përpara krosimit që solli goditjen e tij.
Megjithatë, ajo që mbeti pas ndeshjes ishte një lamtumirë e jashtëzakonshme për një prej figurave më të mëdha të futbollit boshnjak. Edhe në rrugët e Sarajevës pati homazhe dhe tifozë me fanellat e tij, ndërsa në stadium shokët e skuadrës i bënë “korridorin e nderit”.
Dzeko e mbyll aventurën me Bosnjën si rekordmeni i paraqitjeve dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares, pas 152 ndeshjesh dhe 73 golash.
Një kapitull u mbyll në Zenicë, ndërsa Bosnja i tha lamtumirën “Diamantit” të saj mes duartrokitjeve, lotëve dhe një nate që tifozët do ta mbajnë mend gjatë.

