Lajme Zone
“Atmosferë pozitive, shqiptarët në stadium…”, Tufa: Reshjet e shiut nuk ndalin tifozët, Shqipëria për të ruajtur vendin e parë
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Atmosferë pozitive, shqiptarët në stadium…”, Tufa: Reshjet e shiut nuk ndalin tifozët, Shqipëria për të ruajtur vendin e parë

Shqipëria sfidon Finlandën në transfertë, në një përballje që merr një rëndësi të veçantë për kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Në Helsinki pritet një atmosferë e zjarrtë, me mijëra tifozë shqiptarë që kanë udhëtuar për të mbështetur kuqezinjtë. Në një lidhje direkte nga Helisnki, gazetarja Trevisa Tufa sjell të rejat e fundit.

Shqipëria sfidon Finlandën në transfertë, në një përballje që merr një rëndësi të veçantë për kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Në Helsinki pritet një atmosferë e zjarrtë, me mijëra tifozë shqiptarë që kanë udhëtuar për të mbështetur kuqezinjtë. Në një lidhje direkte nga Helisnki, gazetarja Trevisa Tufa sjell të rejat e fundit. Trevisa përshëndetje, si është atmosfera në Helsinki? Si po pritet ky takim. A ka prezencë të tifozëve shqiptar? Ndodhëm përpara stadiumit. Do jetë një nga ndeshjet më të ndjekura nga finlandezët. Janë shitur rreth 2 mijë bileta të tifozëve shqiptarë. Është një atmosferë e lezetshme, edhe pse kanë filluar reshjet e shiut. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme pasi luhet për kreun e grupit. A ndihet ky presion tek ekipi përfaqësues? Apo shkojmë të qetë në këtë sfidë pasi mjafton të mos humbasim? Është e vërtetë, është një ndeshje e vështirë. Në takimin ndaj Bjellorusisë bëmë paraqitje të mira. Ndaj Finlandës na duhet që të qëndrojmë në krye të grupit, për të patur avantazhin për në Euro 2028. Finlanda në ndeshjen e kaluar u ndal në barazim 0-0 dhe ka shanse për të qënë në krye të grupit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb