Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar efektet e vendimit për bojkotin e avokatëve, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës së Avokatisë, deri në shqyrtimin e çështjes.
Apeli Administrativ ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, e cila kundërshtoi vendimin e Dhomës së Avokatisë.
Me këtë vendim, për momentin zhbllokohen proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku avokatët kishin kundërshtuar rregulloren që u ndalonte mbajtjen e telefonave celularë në sallën e gjyqit. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në shqyrtimin e çështjes nga gjykata. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet apeli administrativ

