Lajme Zone
“Me dialog bëmë paktin me studentët në 2018”/ Rama: 100 milionë euro të tjera për konviktet! Nëse doni rishikim apo dialog, bujrum unë jam në dispozicion
PolitikëABC News Albania

“Me dialog bëmë paktin me studentët në 2018”/ Rama: 100 milionë euro të tjera për konviktet! Nëse doni rishikim apo dialog, bujrum unë jam në dispozicion

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, duke kujtuar Paktin për Universitetin të vitit 2018.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, duke kujtuar Paktin për Universitetin të vitit 2018.

Në një komunikim për mediat, Rama u shpreh se është i gatshëm të diskutojë për rishikimin e paktit, ndërsa kritikoi studentët protestues, duke thënë se në fjalimet e tyre nuk ka dalluar një vizion apo ide konkrete.

Kreu i qeverisë renditi disa prej mbështetjeve financiare që, sipas tij, përfitojnë studentët, duke theksuar se 60% e tyre marrin mbështetje nga shteti. “I mësova përmendësh dhe fjalimet e tyre, po vizion ide nuk shquajta dot. Për të gjithë ju që nuk keni nga ta dini se çfarë përfitimesh vijnë nga impakti për universitetin dhe gjithë ju të tjerët, po ju them, 60 % , apo 6 në 10 studentët përfitojnë mbështetje nga shtetit, 4118 studentë marrin bursë. 434 studentë të shkëlqyer marrin bursë sa një pagë cdo muaj…27 mijë të tjerëve qeveria u paguan 50 % të tarifës së tyre. Universiteti i Mjekësisë , ku një grup studentësh lënë mësimin dhe bllokojnë rrugën e Durrësit, tarifa për studimet përfaqëson më pak sa 20 % e kostos së studentit. Ndërsa kjo qeveri i mbulon më shumë se 80 %. Qeveria i nxjerr këto lekë nga kontributet e bizneseve që rrinë të bllokuara në rrugën e Durrësit. Janë tani në dispozicion të negociuara dhe të miratuara prej disa kohësh 100 mln euro të tjera për konviktet. Nëse doni ta rishikojmë paktin dhe të lini gjurmë edhe për student pas jush, bujrum, me dialog dhe durim unë jam gjithmonë në dispozicion”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet