Lajme Zone
Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLP-së, rikthehet magjistratja Antoneta Sevdari
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLP-së, rikthehet magjistratja Antoneta Sevdari

Me 165 vota, Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur si një nga anëtaret e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtarja e dytë është zgjedhur Afërdita Ndoi nga prokuroritë e apelit. Ndoi arriti të merrte 160 vota. Ndërkohë anëtarja e tretë është zgjedhur Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë, me 148 vota.

Kujtojmë se Sevdari është magjistratja e parë në Shqipëri që rikthehet në sistemin e drejtësisë pas përmbysjes së një vendimi të formës së prerë të vetingut, në një betejë që ajo e fitoi nga Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut, në Strasburg. Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLP-së Prokurorët kanë zgjedhur sot në Polin e Drejtësisë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që përfjnë mandatin gjatë këtij viti.

Me 165 vota, Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur si një nga anëtaret e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtarja e dytë është zgjedhur Afërdita Ndoi nga prokuroritë e apelit. Ndoi arriti të merrte 160 vota. Ndërkohë anëtarja e tretë është zgjedhur Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë, me 148 vota.

Në fjalën e tij para mbledhjes, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ngriti shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën ndodhet prej vitesh sistemi i prokurorisë, për shkak të mungesës së prokurorëve dhe mbingarkesës me dosje.

“Prokuroria është duke kaluar një periudhë tejet të vështirë prej disa vitesh, për shkak të vakancave në organikë dhe mbingarkesës së punës të krijuar si rrjedhojë e tyre. Ka qenë kontributi dhe sakrifica e gjithsecilit prej jush që ndihmoi në evitimin e kolapsit që rrezikonte sistemin e prokurorisë dhe përshtatjen graduale me organizimin e ri”, vijoi Çela.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga kryeprokurori lidhet me pagat e magjistratëve. Çela kërkoi një zgjidhje përfundimtare për trajtimin financiar të tyre, përmes dialogut mes institucioneve dhe në përputhje me standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese.

“Ka nevojë që të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e trajtimit financiar të magjistratëve. Për këtë nevojitet një dialog real dhe konstruktiv mes të gjitha palëve, që synon zgjidhjen e problemit dhe jo shtyrjen e tij përmes vendimmarrjeve që nuk respektojnë standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha Cela.

Në mbledhjen e sotme, për tre vendet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë konkurruan gjashtë kandidatë, Antoneta Sevdari dhe Kostaq Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme, Afërdita Ndoi dhe Irma Balli nga prokuroritë e apelit, si dhe Edina Kurti dhe Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë.

Kujtojmë se Sevdari është magjistratja e parë në Shqipëri që rikthehet në sistemin e drejtësisë pas përmbysjes së një vendimi të formës së prerë të vetingut, në një betejë që ajo e fitoi nga Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Ky proces i sotëm është mjaft i rëndësishëm, në një kohë kur ka ngecur procesi për vlerësimin e pesë kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm.

Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u zhbllokua më 8 tetor 2026, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) rrëzoi me shumicë votash kërkesat e ndërsjella të kandidatëve për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së nga vendimmarrja.

Në garë për këtë post janë pesë kandidatë:Adnan Xholi (prokuror i SPAK)Arta Marku (ish-Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme)Fatjona Memçaj (prokurore në Eurojust)Rovena Zoto (prokurore në Tiranë)Ylli Pjetërnikaj (pedagog dhe prokuror)

Procesi kishte ngecur për disa javë për shkak të një zinxhiri kërkesash për përjashtim të anëtarëve të KLP-së (të iniciuara fillimisht nga kandidati Ylli Pjetërnikaj ndaj anëtarit Vatë Staka dhe më pas kërkesa të tjera të ngjashme mes anëtarëve).zgjidhen tre anëtarët e rinj të klp-së rikthehet magjistratja antoneta sevdari Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Situata e rëndë, të ruajmë nervat për të hënën"/ Vrasja e Astrit Kalasë u programua 4 ditë para, zbardhet mesazhi në telefon 9 Tetor 2026, 14:3014:30Aktualitet Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë ekspertët e Forcave të Armatosura 9 Tetor 2026, 14:2614:26Aktualitet Braçe dhe Spiropali 'në rresht' para Ramës, Irena Beqiraj: Fjalët i merr era, vota lë gjurmë 9 Tetor 2026, 13:3413:34Aktualitet Hodhën vezë dhe shishe drejt Ramës, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi 9 Tetor 2026, 13:2613:26Aktualitet Ulje temperaturash dhe reshje shiu, meteorologia: Qarqet më të prekura Lezha dhe Shkodra, në male pritet borë 9 Tetor 2026, 12:5612:56Aktualitet Theu bojkotin për masat e sigurisë në GJKKO, avokati Lefter Xhengo i pezullohet 2 vite licenca 9 Tetor 2026, 12:4512:45Aktualitet