Lajme Zone
Zgjidhen 3 anëtaret e reja të KLP! Çela: Sistemi po përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjidhen 3 anëtaret e reja të KLP! Çela: Sistemi po përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur sot një nga anëtaret e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë anëtarja e dytë është zgjedhur Afërdita Ndoi nga prokuroritë e apelit

Me 165 vota, Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur si një nga anëtaret e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtarja e dytë është zgjedhur Afërdita Ndoi nga prokuroritë e apelit. Ndoi arriti të merrte 160 vota. Ndërkohë anëtarja e tretë është zgjedhur Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë, me 148 vota. Në fjalën e tij para mbledhjes, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ngriti shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën ndodhet prej vitesh sistemi i prokurorisë, për shkak të mungesës së prokurorëve dhe mbingarkesës me dosje. “Prokuroria është duke kaluar një periudhë tejet të vështirë prej disa vitesh, për shkak të vakancave në organikë dhe mbingarkesës së punës të krijuar si rrjedhojë e tyre. Ka qenë kontributi dhe sakrifica e gjithsecilit prej jush që ndihmoi në evitimin e kolapsit që rrezikonte sistemin e prokurorisë dhe përshtatjen graduale me organizimin e ri”, vijoi Çela. LEXO EDHE:KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit Një tjetër shqetësim i ngritur nga kryeprokurori lidhet me pagat e magjistratëve. Çela kërkoi një zgjidhje përfundimtare për trajtimin financiar të tyre, përmes dialogut mes institucioneve dhe në përputhje me standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese. “Ka nevojë që të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e trajtimit financiar të magjistratëve. Për këtë nevojitet një dialog real dhe konstruktiv mes të gjitha palëve, që synon zgjidhjen e problemit dhe jo shtyrjen e tij përmes vendimmarrjeve që nuk respektojnë standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha Cela. Në mbledhjen e sotme, për tre vendet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë konkurruan gjashtë kandidatë: Antoneta Sevdari dhe Kostaq Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme; Afërdita Ndoi dhe Irma Balli nga prokuroritë e apelit; si dhe Edina Kurti dhe Eloida Goxhi nga prokuroritë e shkallës së parë. Përveç tre anëtarëve të KLP-së, prokurorët do të zgjedhin edhe një përfaqësues në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Lajmi në përditësim.... SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Olsian Çela prokuroria e pergjithshme pagat e drejtesise KLP Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 32.8% Nuk e di 6.6% Vota total: 2529 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?