Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet duke nisur nga muaji shtator, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta kryejnë këtë shërbim falas, pa kufizim moshor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se zgjerimi i programit synon të rrisë aksesin në kontrollet periodike dhe të forcojë parandalimin, përmes identifikimit sa më të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe problemeve shëndetësore. Për të përfituar nga ky shërbim, qytetarët duhet të kontaktojnë Qendrën Shëndetësore ku janë të regjistruar për të marrë informacion mbi procedurat që duhet të ndjekin. LEXO EDHE:Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është një nga shërbimet falas të sistemit publik shëndetësor dhe ka në fokus kujdesin parandalues, si edhe ndjekjen e rregullt të gjendjes shëndetësore. U.D/Shqiptarja.com TAG: check up ministria e shendetesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4911 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

