Zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e grykëderdhjes së lumit Seman, pranë fshatit Ndërnenas, ndërsa një bari është shoqëruar në polici si i dyshuar për zjarrvënien.
Forcat zjarrfikëse vijojnë prej orësh betejën me flakët për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e godullës së Semanit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në kuadër të hetimeve për shkaqet e zjarrit, policia ka shoqëruar një bari nga zona e Ndërnenasit, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me nisjen e flakëve. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësinë për zjarrin. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, një tjetër situatë problematike është regjistruar në Çërrilë të Mallakastrës. Atje, zjarri është drejt izolimit të plotë, ndërsa disa forca zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në terren.
Ekipet po monitorojnë zonën dhe po ndërhyjnë për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Semanzjarri

