Lajme Zone
Vatër e re zjarri në zonën malore mes Burrelit dhe Krujës
Të tjeraJOQ Albania

Vatër e re zjarri në zonën malore mes Burrelit dhe Krujës

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes Burrelit dhe Krujës, duke përfshirë një terren të vështirë malor.

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes Burrelit dhe Krujës, duke përfshirë një terren të vështirë malor.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania shihet një re e madhe tymi që ka mbuluar zonën malore, ndërsa sipas banorit, zjarri po përhapet në drejtim të fshatrave të Krujës.

Sipas tij, kjo është një vatër tjetër zjarri, e ndarë nga vatrat e tjera të raportuara më herët në zonë.

Banori shprehet veçanërisht i shqetësuar për qindra krerë bagëti që ndodhen në këtë zonë dhe që, sipas tij, janë të rrezikuara nga përhapja e flakëve.

Ai thotë se zjarri po lëviz në drejtim të fshatit Shkretë në Krujë, ndërsa tymi është i dukshëm edhe nga qyteti i Burrelit.

Apeli i banorit është për ndihmë urgjente, pasi terreni malor e vështirëson ndërhyrjen dhe rrezikon jo vetëm zonën, por edhe bagëtitë që ndodhen aty.

JOQ Albania publikon pamjet dhe apelin e banorit, ndërsa kërkon ndërhyrje të shpejtë nga strukturat e emergjencave për verifikimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve dhe bagëtive në zonën e rrezikuar. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)