Lajme Zone
EkonomiReport TV

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)


ARRSH nënvizon se zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore kombëtare, që ka për qëllim rritjen e kapacitetit të këtij aksi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Krahas pamjeve, ARRSH shkruan se punimet në Fazën III po vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve. LEXO edhe...Tatimet zbarkojnë në tregun agro-ushqimor në Kashar, zbulojnë shkelje me autofaturat dhe listat e çmimeve Po ashtu në njoftim theksohet se në kantier po punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht, përfshi ndërtimin e nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit. Në përfundim të njoftimit, ARRSH nënvizon se zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore kombëtare, që ka për qëllim rritjen e kapacitetit të këtij aksi dhe përmirësimin e sigurisë rrugore. Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar: Tiranë–Durrës Faza III Punimet për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III, vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres të ndjeshëm dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve. Në kantier punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit Punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë. Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore kombëtare, që synon: Rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë–Durrës Përmirësimin e sigurisë rrugore Lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e problematikave në një prej akseve më të ngarkuara të vendit. R.Xh/ReportTv.al ARRSH Tirane Durres tirane-durres Kashar Laknas Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.8% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3381 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?