Lajme Zone
Shpallet epidemia e etheve të Nilit Perëndimor në 5 komuna të Shkupit, një i vdekur dhe 26 raste, pesë pacientë në gjendje kritike
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpallet epidemia e etheve të Nilit Perëndimor në 5 komuna të Shkupit, një i vdekur dhe 26 raste, pesë pacientë në gjendje kritike

Autoritetet shpallën epideminë në pesë komuna të kryeqytetit. Janë konfirmuar 26 raste, shumica e të prekurve janë mbi 60 vjeç.

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur epidemi të etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, pas rritjes së rasteve të infektimit dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Masa prek komunat Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më 11 gusht janë konfirmuar 26 raste me virusin, ndërsa katër persona të tjerë janë ende në proces diagnostikimi. Nga të infektuarit, 25 janë nga Shkupi dhe një nga Velesi. Autoritetet bëjnë të ditur se pothuajse të gjitha rastet janë infeksione të marra brenda vendit, ndërsa vetëm një person kishte udhëtuar në Greqi. LEXO edhe...Ferit Hoxha: Një çerek shekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë trajtuar 20 pacientë, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në ventilim mekanik. Një pacient 83-vjeçar ka humbur jetën. Sipas mjekëve, ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Mbi 60 vjeç janë 22 nga 26 personat e infektuar, çka tregon se të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, tha se nuk ka vend për panik, por se situata kërkon kujdes dhe përgjegjësi. Ai shpjegoi se shpallja e epidemisë u bë për shkak të numrit të rasteve të konfirmuara dhe qarkullimit të virusit, ndërsa institucionet po bashkëpunojnë për identifikimin dhe trajtimin sa më të shpejtë të rasteve të reja. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, kryesisht të gjinisë Culex. Nuk transmetohet nga personi te personi dhe për të nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik antiviral. Rreth 80% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma, ndërsa te pjesa tjetër mund të shfaqen temperaturë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në rastet më të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor qendror dhe të shkaktojë komplikacione serioze. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin jashtë në agim dhe muzg, kur mushkonjat janë më aktive, të përdorin repelentë, rrjeta mbrojtëse në dritare dhe të eliminojnë ujërat e ndenjura pranë banesave, pasi ato janë vendet ku shumohen mushkonjat. U.D/ReportTv.al mushkonja shkup Ethet e Nilit Maqedonia e Veriut Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.8% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3381 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?