Lajme Zone
Zgjedhjet në SHBA/ Nisin rezultatet e para të numërimit, demokratët kryesojnë në vendet e konfirmuara në Kongres
PolitikëTop Channel

Zgjedhjet në SHBA/ Nisin rezultatet e para të numërimit, demokratët kryesojnë në vendet e konfirmuara në Kongres

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan gjatë dy viteve të fundit të mandatit të presidentit Donald Trump.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan gjatë dy viteve të fundit të mandatit të presidentit Donald Trump. Sipas të dhënave të publikuara nga CNN, demokratët kanë siguruar deri tani 36 vende në Senat, ndërsa republikanët 31. Këto shifra përfshijnë edhe mandatet e senatorëve që nuk ishin në garë në zgjedhjet e këtij viti.

Ndërkohë, në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë fituar 12 vende, kundrejt 4 vendeve të siguruara nga republikanët, sipas rezultateve të para të publikuara nga CNN.

Numërimi i votave vijon në shtetet e tjera amerikane, ndërsa rezultatet publikohen gradualisht pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në këto zgjedhje, amerikanët votojnë për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit.

Për të siguruar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nevojiten të paktën 218 vende, ndërsa për Senatin pragu i shumicës varet edhe nga partia që kontrollon postin e zëvendëspresidentit, i cili ka votën vendimtare në rast barazimi. Top Channel