Lajme Zone
Champions League/ Bayern triumfon në Madrid ndaj Atletico-s, Barcelona s’e diskuton Villa-n! United përmbys frikshëm Romën, fiton Inter
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Champions League/ Bayern triumfon në Madrid ndaj Atletico-s, Barcelona s’e diskuton Villa-n! United përmbys frikshëm Romën, fiton Inter

Janë luajtur 9 ndeshjet e para të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Champions League.

Supersfida e mbrëmjës në Champions League mes Atletico Madrid dhe Bayern Munich është fituar 0-2 nga gjermanët, të cilët u rikthyen te 3 pikët pas 2 barazimeve. Në kryeqytetin spanjoll pjesa e parë prodhoi pak episode, ndërsa në të dytën do të zhbllokonte talenti Lenart Karl. Atletico u përpoq të reagonte, por Bayern i vrau shpresat me golin e Laimer. Ky sukses e ngjiti Bayern-in në kuotën e 8 pikëve, ndërsa spanjolët e Simeone-s mbetën me 4 pikë. Fitore e pastër edhe për Barcelonën që u rikthye te 3 pikët pas disfatës me Paris SG. Katalanasit mposhtën 3-0 Aston Villa-n, me Yamal i cili zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Rapinha kompletoi ‘dopietën’ dhe vulosi tre pikët. Mbrëmje e magjishme për Manchester United. ‘Djajtë’ që humbën pjesën e parë 0-2 kundër Romës, në fund të 90 minutave përmbysën italianët me rezultatin 3-2, duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme për situatën ku ndodheshin. Soule dhe Malen me penallti i dhanë Romës shumë shpejt avantazhin e dyfishtë, por në vijim kapiteni Fernandes dhe Matheus Cunha barazuan shifrat. Në minutën e 86 me golin e dytë personal braziliani kompletoi përmbysjen e madhe, duke lënë shumë zhgënjim te skuadra e Gasperinit. Kjo edhe pse Cunha e mbylli ndeshjen me karton të kuq. LEXO EDHE:Champions League/ Sonte tre supersfida, spikat Atletico-Bayern Munich! M.United-Roma, Gasperini: S'kemi luksin të nënvlerësojmë Tre pikë shumë të rëndësishme edhe për Interin. Zikaltërit që ishin në kërkim të pikëve, sidomos edhe pas disfatës në derbi kundër Milanit, mposhtën pastër 0-3 Feyenoord. Në Holandë kampionët e Italisë zhbllokuan shumë shpejt rezultatin me Biseck, ndërsa brenda pjesës së parë Esposito dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë Zielinski realizoi golin e tretë të Interit për 3 pikët. Në sfidat e tjera të orës 21:00 Paris SG masakroi 0-6 Villareal, teksa mbi të tjerët shkëlqeu Fabian Ruiz, i cili realizoi ‘dopietë’. LASK mposhti 4-0 Slovan Bratislavën, ndërsa Bodo Glimt barazoi 0-0 kundër Lille. Më herët në orën 18:45 Galatasaray fitoi 2-0 ndaj Sttutgart, ndërsa Shakhtar humbi 0-1 kundër Sporting Lisbonës. Rezultatet e mbrëmjes Galatasaray 2-0 Sttutgart Shakhtar Donetsk 0-1 Sporting Lisbona At.Madrid 0-2 Bayern Munchen Barcelona 3-0 Aston Villa Bodo Glimt 0-0 Lille Feyenoord 0-3 Inter LASK 4-0 Slovan Bratislava Man United 3-2 Roma Villareal 0-6 Paris SG Ne.k. Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Inter barcelona Bayern Munchen Manchester United roma champions league Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.6% Veliajn 25.1% Asnjërin 20.3% Vota total: 355 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?