Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane të menjëhershme për të ndërmarrë sulme ndaj Iranit. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Financial Times, duke hedhur poshtë spekulimet se po përgatitet të përshkallëzojë konfliktin me Teheranin pas zgjedhjeve të mesmandatit. Në një bisedë telefonike gjashtëminutëshe me gazetën britanike, Trump u shpreh i kënaqur me situatën aktuale të përballjes me Iranin, megjithëse la të hapur mundësinë e veprimeve të tjera ushtarake nëse do të ishte e nevojshme. “Duket se po marrim gjithçka që duam”, deklaroi presidenti amerikan, duke sinjalizuar se për momentin nuk sheh nevojë për një ofensivë të re kundër Republikës Islamike. LEXO EDHE:Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët drejt marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, projeksionet parashikojnë humbjen e shumicës nga republikanët Lajmi kryesor: Amerika vendos! Demokratët në avantazh për Kongresin dhe Senatin, fitojnë në bastione kyçe të republikanëve! Trump: Gati të përdor kompetenca të jashtëzakonshme nëse ata fitojnë kontrollin! U.D U.D Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet ne shba Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.6% Veliajn 25.1% Asnjërin 20.3% Vota total: 355 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
