Lajme Zone
Zgjedhjet e 11 majit 2025, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon sanksione për 13 parti politike, propozohen gjoba deri në 2 milionë lekë
PolitikëReport TV

Zgjedhjet e 11 majit 2025, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon sanksione për 13 parti politike, propozohen gjoba deri në 2 milionë lekë

Raportet financiare të zgjedhjeve të 11 majit 2025 nxorën në pah shkelje që lidhen me deklarimin e shpenzimeve dhe financimin e fushatës. Vendimin përfundimtar do ta marrë KAS.

Trembëdhjetë parti politike rrezikojnë të gjobiten për shkelje të rregullave të financimit të fushatës zgjedhore dhe raportimit financiar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Pas shqyrtimit të raportit të auditimit për fondet e përfituara dhe shpenzimet e deklaruara nga subjektet zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur t'i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e masave administrative ndaj partive që rezultojnë me shkelje të Kodit Zgjedhor. LEXO edhe...Plutarku në 'jetë paralele' dhe partitë politike në Shqipëri! Shkeljet nuk janë të njëjta për të gjitha partitë. Tre prej tyre, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare dhe Partia Aleanca Arbnore KombëtarE, rrezikojnë gjobë prej 2 milionë lekësh, pasi nuk kanë dorëzuar raportin financiar brenda afatit ligjor. Nga ana tjetër, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë dhe Partia Kristian Demokrate janë propozuar për gjobë prej 500 mijë lekësh, pasi raportet financiare janë dorëzuar me vonesë. Auditimi ka konstatuar edhe shkelje që lidhen me mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Për këtë arsye, KSHZ kërkon gjobë prej 100 mijë lekësh për Partinë Balli Kombëtar, Partinë e Enkelejd Alibeaj Djathtas 1912, Partinë Socialdemokrate, Partinë Nisma Thurje dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, Partia Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare rrezikojnë gjobë prej 500 mijë lekësh secila, pasi nuk kanë dorëzuar raportet financiare të kandidatëve. Propozimi i KSHZ-së do të shqyrtohet nga KAS, i cili do të vendosë nëse do të miratojë ose jo masat e kërkuara administrative U.D/ReportTv.al parti politike kqz Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 28.4% Nuk e di 7.9% Vota total: 4951 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?