Lajme Zone
Zgjedhjet 2027/ Çollaku: Grupet kriminale janë grupe elektorale
PolitikëCNA

Zgjedhjet 2027/ Çollaku: Grupet kriminale janë grupe elektorale

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar në emisionin “Task...

Gazetari Basir Çollaku Gazetari Basir Çollaku ka komentuar në emisionin “Task Force” me moderatoren Sonila Meço, situatën me zgjedhjet e ardhshme të 9 majit 2027.

Çollaku ka deklaruar se, pavarësisht dëshirës ekstreme të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur pushtetin, pa grupet kriminale do ta ketë shumë të vështirë atë. “Jemi duke shkuar te zgjedhjet elektorale. A mundet Edi Rama t'i mbajë për një sforcim dhe për një dëshirë ekstreme për të qëndruar këtu, për të mos shkuar te burgu dhe për të mbajtur pushtetin? Kush i duhet? Infrastruktura. Kush është? Këta pra, grupet kriminale që janë grupe elektorale, ashtu po. Dhe pa këta, këta mund t'ia gërryejnë, Erioni mund t'ia gërryejnë, Belinda mund t'ia gërryejnë kutinë e votimit. Dhe këta menaxhojnë dhe nxjerrin rezultatin. Largimi i këtyre, Rama shkon poshtë, ishte treni.”, u shpreh Çollaku. Më tej gazetari shtoi se, me largimin e tyre, kryeministri aktual nuk do të përballet me rezultatet e dëshiruara.

Ai theksoi se grupet kriminale menaxhojnë dhe nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.