Lajme Zone
Alarm nga Italia për turizmin dentar në Shqipëri: Çmime të ulëta, por pasoja të rënda për pacientët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm nga Italia për turizmin dentar në Shqipëri: Çmime të ulëta, por pasoja të rënda për pacientët

Simone Del Vecchio është 39 vjeç, por nuk e kujton më punën e tij si dizajner grafik dhe web designer, as planet që kishte për të ardhmen. Ai kalon pjesën më të madhe të ditës në shtrat ose në një karrige me rrota, nuk arrin të gëlltisë dhe ushqehet përmes një tubi të vendosur në stomak.

Foto ilustruese Gazeta italiane La Repubblica ka publikuar reportazhin e paralajmëruar pak kohë më parë mbi rreziqet e turizmit dentar në Shqipëri, duke sjellë dëshmitë e pacientëve italianë që kanë përjetuar pasoja të rënda pas ndërhyrjeve dentare në vendin tonë. Gazeta italiane Repubblica sjell dëshmitë e pacientëve që kanë përjetuar pasoja të rënda pas ndërhyrjeve dentare në klinika me kosto të ulët në Shqipëri. Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë ngre shqetësimin për heqjen e panevojshme të dhëmbëve, materialet jocilësore dhe standardet e pamjaftueshme të sigurisë.

Simone Del Vecchio është 39 vjeç, por nuk e kujton më punën e tij si dizajner grafik dhe web designer, as planet që kishte për të ardhmen. Ai kalon pjesën më të madhe të ditës në shtrat ose në një karrige me rrota, nuk arrin të gëlltisë dhe ushqehet përmes një tubi të vendosur në stomak.

Kujtimet e tij të fundit ndalen te dera e një klinike dentare në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku kishte shkuar për të trajtuar piorrenë, një sëmundje të mishrave të dhëmbëve që, në rastet më të rënda, mund të shkaktojë humbjen e tyre.

Ishte 13 marsi i vitit 2024. I tërhequr nga çmimet shumë më të ulëta se në Itali, Simone është një nga pacientët që kanë përjetuar pasoja të rënda pasi iu drejtuan klinikave me kosto të ulët jashtë vendit.

Historia e tij është një nga rastet që gazeta Repubblica ka dokumentuar në një investigim për turizmin dentar në Shqipëri, ku përfshihen ndërhyrje invazive, pacientë që detyrohen t'u nënshtrohen trajtimeve të reja dhe shqetësimet që kanë ngritur vetë stomatologët shqiptarë.

Më 13 mars, Simones i hoqën të gjithë dhëmbët gjatë një seance të vetme. Një orë pas ndërhyrjes, ai ndodhej tashmë në hotel me nënën e tij. U ngrit për të marrë ujë, por u rrëzua përtokë.

Ai pësoi katër arrestime kardiake njëri pas tjetrit dhe u shtrua në terapi intensive në Tiranë.

Vëllai i tij binjak, Marco, organizoi transferimin në Itali, pasi bisedoi me shefin e Reanimacionit të spitalit shqiptar.

"Më tha: Ta çojmë në Itali, sepse këtu, brenda dy ditësh, do të vdesë", rrëfen ai për Repubblica.

Simone qëndroi në koma për pothuajse dy muaj. Kur u zgjua në maj, nisi një periudhë të gjatë trajtimesh në spitalet e Barit, San Giovanni Rotondos dhe Chietit.

Sot jeton në Barletta, ku kujdesen për të prindërit, vëllai dhe specialistë të shumtë. Ai përjeton kriza spastike, ka vështirësi në të folur dhe vetëm rrallë kalon momente kthjelltësie.

Kur familjarët përpiqen t'i shpjegojnë çfarë ka ndodhur, ai shpërthen në lot. Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, ka harruar gjithçka.

Përpara ndërhyrjes, Simone po punonte për një seri pikturash të personalizuara dhe kishte nisur kontakte me disa artistë, mes tyre edhe Lazza.

"Pastaj shkoi në Shqipëri dhe gjithçka mori fund", rrëfen Marco.

Mes dëshmive që ka mbledhur Repubblica është edhe ajo e Rossanës, emër i ndryshuar i një gruaje 57-vjeçare nga Pulia.

Për të rregulluar dhëmbët, në Itali i kishin kërkuar nga 13 deri në 14 mijë euro. Në Tiranë, oferta ishte 6.300 euro.

Ajo u nis për të kryer një skaner dentar, por tregon se përfi në sallën e operacionit, ku brenda gjashtë orësh i hoqën 26 dhëmbë.

"Nuk më dhanë as kohë ta përpunoja atë që po ndodhte", shpjegon ajo.

Pas ndërhyrjes, u detyrua të kthehej në Shqipëri, sepse implantet që i kishin vendosur ishin tepër të mëdha dhe nuk ishin në të njëjtin nivel.

Ajo rrëfen se disa prej tyre ia hoqën me goditje çekiçi: "Ishte e tmerrshme, një torturë".

Sot nuk arrin më të përtypë, ushqehet me kos dhe ushqime të bluara dhe duhet t'u nënshtrohet trajtimeve të reja në Itali.

Një histori të ngjashme tregon Laura, 61 vjeçe, e cila kishte zgjedhur Shqipërinë për të kursyer pothuajse 9 mijë euro.

Tani ajo thotë se ka probleme me mishrat e dhëmbëve dhe përtypjen, dhëmbët nuk përputhen me njëri-tjetrin dhe ka vështirësi edhe në të folur.

"Preferoja gjendjen që kisha më parë. Sigurisht, buzëqeshja si zonjat, duke vendosur dorën përpara gojës, por të paktën kisha një jetë normale. Tani i kam të gjitha mishrat e dhëmbëve të çara dhe pjesa anësore e buzës së sipërme është zhdukur, sepse m'i kanë bërë dhëmbët shumë të ngushtë. E dini çfarë më thanë kur u ktheva? Zonjë, dy injeksione të vogla botoksi... U thashë: Po bëni shaka? Atyre nuk u intereson aspak pacienti. Mund të jetosh ose të vdesësh, mjafton që paratë t'i kenë në xhep".

Sipas të dhënave që Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë i ka dhënë gazetës Repubblica, në Shqipëri ka rreth 150 klinika që ofrojnë paketa të turizmit dentar, të paktën 100 prej të cilave ndodhen vetëm në Tiranë.

Ofertat shpesh përfshijnë hotelin dhe transportin, përveç ndërhyrjeve, ndërsa reklamat premtojnë kursime deri në 70% krahasuar me çmimet italiane.

Por është vetë presidenti i Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë, Almiro Gurakuqi, ai që denoncon praktikat e disa prej këtyre strukturave.

"Të heqësh 26 dhëmbë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e gabuar. Kjo bie ndesh me parimet deontologjike dhe morale që mësojmë në universitet", shpjegon ai.

Sipas Gurakuqit, vitet e fundit është përhapur prirja për të hequr dhëmbë që mund të trajtohen dhe të ruhen.

Për më tepër, disa klinika përdorin materiale jocilësore dhe kanë standarde të pamjaftueshme sigurie.

"Në tre-katër vitet e fundit, kjo praktikë ka dalë jashtë kontrollit", denoncon ai.

Problemi lidhet gjithashtu me anestezitë e kryera në intervale të shkurtra dhe me vështirësitë për të ndërhyrë më pas te implantet, origjina e të cilave nuk dihet gjithmonë.

Ndërkohë, Urdhri ka nisur disa procedime disiplinore, por ndjekja e tyre është e ndërlikuar, sidomos kur pacientët jetojnë jashtë vendit.

"Qytetarët duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe të paraqiten përpara komisionit, sepse duhet të garantojmë të drejtën e palëve për t'u dëgjuar, të përfshijmë avokatë, gjë që sjell kosto të larta. Është e vështirë ta realizosh", shpjegon Gurakuqi.turimzi dentar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Protesta ka bërë gjysmë revolucioni”, Dashamir Shehi: Arriti atë që opozita s’e bëri për 12 vite 23 Nëntor 2026, 21:1221:12Aktualitet Dëbora zbardh zonat malore të Korçës dhe Qafë Thorën, temperaturat pritet të zbresin në -4 gradë 23 Nëntor 2026, 20:5820:58Aktualitet Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit bllokojnë qarkullimin e mjeteve 23 Nëntor 2026, 19:1619:16Aktualitet Reshjet e para të dëborës zbardhin Kalimashin, shoferët këshillohen të tregojnë kujdes 23 Nëntor 2026, 18:5518:55Aktualitet “S'ka dialog”/ Studentët dhe të rinjtë nuk tërhiqen, vijojnë protestën para Kryeministrisë 23 Nëntor 2026, 18:4118:41Aktualitet Stuhia godet Tropojën, rrëshqitje dherash dhe dëme në banesa; probleme në disa akse 23 Nëntor 2026, 15:5515:55Aktualitet