Lajme Zone
‘Vdekja’ e leximit!
PolitikëPamfleti

‘Vdekja’ e leximit!

Këto citime janë shkëputur nga libri “Fundi i Leximit: Kriza e Fjalës së Shkruar dhe Rreziqet për Demokracinë”, me autor James Marriott, kolumnist i gazetës britanike “The Times”. Është një libër i dobishëm, ndoshta vlerësimi më i lartë që mund t’i bëhet një vepre të tillë.

Foto ilustrim Përmes leximit, njohuritë organizohen, marrin kuptim dhe vendosen në kontekstin e duhur... “Disa sisteme politike preferojnë që qytetarët e tyre të mos mendojnë. Ato quhen diktatura.” Dhe më tej: “Politika e së ardhmes, në një shoqëri që po largohet nga kultura e shkrimit dhe leximit, përfn duke i ngjarë politikës së së kaluarës, përpara përhapjes së shkrim-leximit.”

Këto citime janë shkëputur nga libri “Fundi i Leximit: Kriza e Fjalës së Shkruar dhe Rreziqet për Demokracinë”, me autor James Marriott, kolumnist i gazetës britanike “The Times”. Është një libër i dobishëm, ndoshta vlerësimi më i lartë që mund t’i bëhet një vepre të tillë.

Shumë prej nesh shpresonin se përhapja e telefonave inteligjentë do të përmirësonte mënyrën se si bashkëjetojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Por kjo nuk ndodhi. Drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë synojnë mbi të gjitha fitimin dhe nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë për demokracinë. Algoritmet, në fakt, synojnë të gjenerojnë sa më shumë trafik dhe ndërveprime. Dhe trafiku ushqehet nga konfliktet, fyerjet dhe polemikat, jo nga arsyetimi dhe debati i mirëfilltë.

Leximi si dukuri masive nisi të përhapej në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. Në atë kohë, “zonjat e shtresave të respektuara linin pas dore punët e shtëpisë, të përfshira në leximin e poezive dhe revistave; burrat merrnin libra me vete në tryezë, ndërsa në shtëpitë e fshatarëve romanet popullore zinin vend në raftet ku ruheshin ushqimet”.

Përhapja e shkrim-leximit në të gjithë shoqërinë do të kërkonte ende kohë. Megjithatë, pasioni për leximin u shoqërua me lindjen dhe zhvillimin e lëvizjeve të Iluminizmit, Romantizmit dhe atyre për pavarësi kombëtare. Vështirë të besohet se kjo ishte thjesht rastësi.

Sot, me telefonin vazhdimisht në dorë, kërkojmë shpërqendrime, përshtypje dhe emocione të çastit. TikTok-u, për shembull, na ofron një rrjedhë të pandërprerë përmbajtjesh që synojnë pikërisht këtë.

“Por të jetosh duke kërkuar vazhdimisht shpërqendrim nuk është rruga drejt një jete të lumtur apo me kuptim”, vëren Marriott.

Mjafton të bisedosh me mësuesit për të kuptuar se shumë fëmijë sot e kanë të vështirë të përqendrohen në tekste të gjata. Një vështirësi që, sipas autorit, vërehet edhe te figura publike si Donald Trump.

Ndërkohë, koeficienti i inteligjencës (IQ) në vendet e zhvilluara, i cili kishte shënuar rritje të vazhdueshme gjatë shekullit XX, ka shfaqur një prirje rënëse gjatë dy dekadave të fundit.

Në një realitet që duket sikur është copëzuar në një kaos të pakuptueshëm, leximi na jep mjetet për ta kuptuar dhe shpjeguar atë. Përmes leximit, njohuritë organizohen, marrin kuptim dhe vendosen në kontekstin e duhur.

Dhe kjo qëndron. Librat, ashtu si gazetat, na ndihmojnë të mendojmë, të analizojmë dhe të kuptojmë botën përreth nesh. Mediat sociale, përkundrazi, shpesh na nxisin të shpërqendrohemi.

Pikërisht për këtë arsye, ato janë kthyer në mjete të parapëlqyera të atyre aktorëve politikë që përfitojnë nga një shoqëri e shpërqendruar dhe më pak e prirur për të menduar në mënyrë kritike./Përshtati "Pamfleti" nga "Corriere della Sera" leximi teknologjia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Opinion Fjalën e fundit e ka paraja 23 Nëntor 2026, 17:5317:53Opinion Vjeshta e "nxehtë” e Evropës, pse Gjenerata Z po sfidon rendin ekonomik dhe politik të kontinentit? 23 Nëntor 2026, 11:4611:46Opinion Tri superfuqi në tryezë, Evropa në korridor: Bota po hyn në një epokë të re 23 Nëntor 2026, 11:2611:26Opinion Aleancat politike ndërtohen mbi bazën e parimeve morale 23 Nëntor 2026, 08:5808:58Opinion Ben Blushi: Tre anëtarë të familjes sime në Kongresin e Manastirit në vitin 1908! 22 Nëntor 2026, 19:2519:25Opinion Kriza e ‘djepave' bosh! 22 Nëntor 2026, 19:1519:15Opinion