Me 8 vota pro dhe asnjë kundër anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kane vendosur se Endri Shabani do të vijojë të drejtojë zyrën e Avokatit të Popullit pasi ata rrëzuan një kërkesë të PD për të shpallur antikushtetuese zgjedhjen e tij. Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga një grup prej 44 deputetësh të opozitës, të cilët kundërshtuan procedurën e ndjekur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke kërkuar verifikimin e zgjedhshmërisë së tij dhe pajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit me Kushtetutën. LEXO edhe...Përplasja për Shabanin/ Bardhi sërish Kushtetueses: Manipulove faktet, firmat u tërhoqën para votimit te ‘Ligjet’! Ulsiu mund t’ju caktojë afate juve, jo deputetëve Kundërshtimi kryesor i PD lidhej me mbështetjen e kandidaturës së Shabanit nga 28 deputetë. Sipas Kushtetueses, kjo mbështetje nuk përbën një rregull të përcaktuar nga normat kushtetuese, por është e parashikuar në Ligjin Organik për Avokatin e Popullit dhe në Rregulloren e Kuvendit. Gjykata vlerëson se, në momentin kur Komisioni i Ligjeve verifikoi kandidaturat dhe vendosi kalimin e tyre për votim në seancë plenare, kushti procedural ishte plotësuar dhe Shabani kishte 28 firma dhe për këtë arsye tërheqja e mbështetjes më pas nuk përbënte arsye për bllokim të procesit. “Ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, ndaj tërheqja e mbështetjes pas kalimit të kësaj faze nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare”, thotë Kushtetuesja. Pikërisht për këtë përfundim i menjëhershëm ishte reagimi i kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ai e quan mashtrim të Gjykatës Kushtetuese, pasi thotë se Grupi Parlamentar i PD-së ka tërhequr mbështetjen në datën 5 dhjetor 2025 ndërkohë Komisioni i Ligjeve ende nuk kishte bërë atë që Gjykata thotë se e kishte bërë: verifikimin e kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Proces që u bë më 9 dhjetor, 4 ditë më pas. “Ky është thjesht një mashtrim publik, që vendos në pikëpyetje të fortë kushtetutshmërinë e vendimmarrjes së Gjykatës në rastin konkret. Grupi Parlamentar i PD-së ka tërhequr mbështetjen në datën 5 dhjetor 2025, përmes shkresës nr. 3853 Prot., datë 05.12.2026. Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ende nuk kishte bërë atë që Gjykata thotë se e kishte bërë: verifikimin e kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Verifikimi nga Komisioni i Ligjeve i kandidaturave dhe kalimi i tyre për votim në seancë plenare është bërë në mbledhjen publike të Komisionit në datën 9 dhjetor 2025, pra 4 ditë pas tërheqjes së mbështetjes”, shkroi Bardhi. Gjykata Kushtetuese iu përgjigj Bardhit, duke sqaruar se formulimi i përdorur në njoftim nuk i referohej mbledhjes së 9 dhjetorit të Komisionit të Ligjeve, por afatit fr që Komisioni kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë. “Togfjalëshi ‘momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare’ i referohet afatit fr pararendës që vetë komisioni kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë. Si në çdo rast tjetër, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar", tha kushtetuesja. Por Bardhi këmbënguli se firmat u tërhoqën më 5 dhjetor, përpara se Komisioni i Ligjeve të miratonte më 9 dhjetor raportin për kalimin e kandidaturave në seancë plenare. "Në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende. Prandaj, mos u përpiqni ta deformoni një fakt procedural me lojëra fjalësh, sado të thjeshta apo të komplikuara qofshin ato. Datat janë aty dhe dokumentet flasin vetë. Ulësiu mund t’ju caktojë juve afate, por nuk mund t’u caktojë afate deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë! Deputetët njohin dhe respektojnë afatet që përcakton ligji, jo afatet që shpiken apo imponohen sipas interesit të momentit", shkruan Bardhi. Një tjetër pretendim i opozitës lidhej me aktivitetin politik të kandidatit përpara zgjedhjes së tij. Për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese thekson se, në parim, veprimtaria politike parashikohet nga Kushtetuta si shkak papajtueshmërie që mund të ndikojë në ushtrimin e funksionit. Sipas informacioneve Endrit Shabanit i ishte aprovuar dorëheqja nga Nisma Shqipëria bëhet ditën e votimit të tij në Parlament por ditën e betimit ai nuk ishte kryetar i një partie politike. “Për sa i përket pretendimit për veprimtarinë politike të ushtruar nga kandidati për Avokat të Popullit, Gjykata konstatoi se, në parim, veprimtaria politike, parashikohet nga Kushtetuta si shkak papajtueshmërie, që ndikon në ushtrimin e funksionit. Në rastin konkret, referuar momentit të betimit të Avokatit të Popullit në Kuvend, Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit është i pabazuar”, vijon Kushtetuesja. Pretendimet e tjera të opozitës së deputetët do të duhej të mbështesnin vetëm një kandidat, çështjen se si tërhiqet nga rendi i ditës së Kuvend një pikë diskutimi apo votimi, apo faktin se PS nuk respektoi një marrëveshje politike me opozitën sipas së cilës Avokati i Popullit duhet të vijë si kandidat i pakicës parlamentare, Gjykata Kushtetuese nuk i mori fare në shqyrtim pasi sipas saj nuk përbëjnë çështje kushtetuese. Për vendimin reagoi edhe vetë Avokati i Popullit, Endri Shabani, sipas të cilit Kushtetuesja i dha përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi ligjshmërinë e tij si gardian i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. NJOFTIM I PLOTË Në datën 29.09.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup prej 44 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi) me objekt verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së tij në detyrë, duke e konstatuar në papajtueshmëri me Kushtetutën, si dhe shfuqizimin e vendimit nr. 111/2025, datë 11.12.2025 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. Gjykata, bazuar në objektin e kërkesës, si dhe natyrën e thelbin e pretendimeve të parashtruara nga kërkuesi, vuri fillimisht në diskutim çështjen e juridiksionit të saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Gjykata, bazuar në përmbajtjen e shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, vlerësoi, fillimisht, se Avokati i Popullit përfshihet në kategorinë e funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, sipas kësaj dispozite, për rrjedhojë edhe çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë e papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit të Avokatit të Popullit dhe verifikimin e zgjedhjes së tij përfshihen në juridiksionin kushtetues. Po në këndvështrim të vlerësimit të juridiksionit të saj, Gjykata, pasi mori në shqyrtim pretendimet e ngritura nga kërkuesi, vlerësoi se për: i) nënshkrimet e 28 deputetëve mbështetës në një listë të vetme; ii) mënyrën e zbatimit të rregullit të brendshëm “një deputet mbështet vetëm një kandidat”; iii) interpretimin e nenit 72 të Rregullores të Kuvendit për tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit; iv) ekzistencën e marrëveshjes politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare sipas së cilës Avokati i Popullit duhet të vijë si kandidat i pakicës parlamentare, nuk ngrenë ndonjë çështje të nivelit kushtetues. Për sa i përket pretendimeve të tjera të kërkuesit për zgjedhshmërinë e Avokatit të Popullit në kuptim të plotësimit të kritereve kushtetuese dhe për papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit, si dhe për verifikimin e zgjedhjes së tij, Gjykata vlerësoi se bëjnë pjesë në juridiksion kushtetues ndaj u ndal në vlerësimin e tyre në themel. Në lidhje me pretendimin për mosplotësimin e kushtit të zgjedhshmërisë të parashikuar në pikën 2 të nenit 61 të Kushtetutës, sipas të cilit Avokati i Popullit duhet të ketë “njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit”, si dhe hetimin nga Komisioni i Ligjeve në këtë drejtim, Gjykata arriti në përfundimin se Kuvendi në zgjedhjet brenda procedurave parlamentare që përfshijnë vlerësime profesionale të kandidatëve për funksione kushtetuese gëzon diskrecion me kusht që të respektojë garancitë themelore procedurale dhe që procesi mos të ketë arbitraritet. Bazuar në këtë standard, në rastin konkret, në procedurën e ndjekur nga Kuvendi, Gjykata nuk konstatoi cenim të garancive themelore procedurale apo arbitraritet. Për sa i përket pretendimit për veprimtarinë politike të ushtruar nga kandidati për Avokat të Popullit, Gjykata konstatoi se, në parim, veprimtaria politike, parashikohet nga Kushtetuta si shkak papajtueshmërie, që ndikon në ushtrimin e funksionit. Në rastin konkret, referuar momentit të betimit të Avokatit të Popullit në Kuvend, Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit është i pabazuar. Gjykata gjeti të pabazuar edhe pretendimin tjetër të kërkuesit për verifikimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, për shkak të mungesës së mbështetjes së deputetëve në momentin e votimit të tij në seancë plenare. Gjykata vëren, fillimisht, se kërkesa për mbështetjen (propozimin) e kandidatëve nga 28 deputetë nuk është një rregull i përcaktuar nga normat kushtetuese, por i parashikuar në Ligjin Organik të Avokatit të Popullit dhe në Rregulloren e Kuvendit. Qëllimi i rregullit procedural për mbështetjen e kandidatëve nga deputetët është të sigurojë efektivitetin e procedurës parlamentare, në funksion të rezultatit të saj dhe nuk është i lidhur me ushtrimin e funksionit ligjvënës nga Kuvendi. Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, ndaj tërheqja e mbështetjes pas kalimit të kësaj faze nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare. Në përfundim Gjykata njëzëri vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Ora 20:23 Përplasja për Shabanin/ Bardhi sërish Kushtetueses: Manipulove faktet, firmat u tërhoqën para votimit te ‘Ligjet’! Ulsiu mund t’ju caktojë afate juve, jo deputetëve Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur sërish Gjykatës Kushtetuese pas sqarimit të saj për firmat e mbështetjes së kandidatëve për Avokat të Popullit. Bardhi këmbëngul se firmat për Endri Shabanin u tërhoqën më 5 dhjetor 2025, ndërsa raporti i Komisionit të Ligjeve që kaloi kandidaturat për votim në seancë plenare mban datën 9 dhjetor.Sipas Bardhit, në momentin e tërheqjes së firmave nuk kishte përfunduar ende faza e verifikimit dhe kalimit të kandidaturave për votim në Kuvend. Ai kundërshton edhe sqarimin e Kushtetueses se për firmat duhej marrë si pikë reference afati i fundit që Komisioni i Ligjeve kishte vendosur për dorëzimin e tyre. Sipas tij, Komisioni nuk mund t’u caktojë deputetëve një afat se deri kur mund të tërheqin mbështetjen për një kandidat, pasi një kufizim i tillë përcaktohet me ligj.Bardhi përmend edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke thënë se ai mund t’i caktojë afate Gjykatës, por jo deputetëve të Kuvendit. Bardhi akuzon Kushtetuesen se ka manipuluar faktet dhe provat për të justifikuar, sipas tij, një vendimmarrje politike.Reagimi i Bardhit:Keqardhje për Gjykatën Kushtetuese që në këtë çështje u zeqinizua! Turp!Jeni thjesht qesharakë!Manipuluat provat për të justifikuar një vendimmarrje politike dhe tani vazhdoni të manipuloni edhe rrethanat e çështjes, vetëm për ta mbuluar atë që tashmë është bërë e qartë. Për turpin tuaj!Kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025. Tërheqja e firmave, ndërkaq, është bërë më 5 dhjetor 2025, pra përpara kësaj faze.Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende.Prandaj, mos u përpiqni ta deformoni një fakt procedural me lojëra fjalësh, sado të thjeshta apo të komplikuara qofshin ato. Datat janë aty dhe dokumentet flasin vetë.Ulësiu mund t’ju caktojë juve afate, por nuk mund t’u caktojë afate deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë! Deputetët njohin dhe respektojnë afatet që përcakton ligji, jo afatet që shpiken apo imponohen sipas interesit të momentit.E njëjta gjë vlen edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk është Gjykata e Ulësiut, por Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Momenti juridik përcaktohet nga ligji, jo nga vullneti i askujt tjetër.Kur faktet dhe dokumentet nuk përputhen me narrativën që dëshironi të ndërtoni, nuk mund të ndryshohen faktet. Aq më pak mund të manipulohet kuptimi i tyre.Neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve. Përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjykate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar. Share Ora 19:38 Shabani Avokat Populli/ Kushtetuesja i përgjigjet akuzave të Bardhit për firmat: Iu referuam afatit për dorëzimin e mbështetjes për kandidatët Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte “shtrembëruar faktet dhe provat” në njoftimin për rrëzimin e kërkesës së deputetëve demokratë kundër zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit.Bardhi pretendon se Gjykata nuk ka pasqyruar saktë kohën kur PD tërhoqi firmat e mbështetjes për kandidaturën e Shabanit. Sipas tij, firmat u tërhoqën më 5 dhjetor 2025, ndërsa Komisioni i Ligjeve verifikoi kandidaturat dhe i kaloi për votim në seancë plenare më 9 dhjetor, katër ditë më vonë.Kushtetuesja, nga ana tjetër, sqaron se formulimi i përdorur në njoftimin e saj nuk i referohej mbledhjes së 9 dhjetorit, por afatit fr që Komisioni i Ligjeve kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë.Gjykata thekson gjithashtu se njoftimet për shtyp janë përmbledhje të vendimmarrjes dhe nuk paraqesin hollësisht faktet, ndërsa u kërkon palëve të presin publikimin e vendimit përfundimtar të arsyetuar. Sipas Kushtetueses, nëse pas publikimit të tij palët kanë pretendime për saktësinë e fakteve, mund të përdorin mjetet ligjore në dispozicion.Deklarata e plotë e Gjykatës Kushtetuese "Pas njoftimit të publikuar sot për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Gjykata u njoh me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, sipas të cilit ajo ka “shtrembëruar faktet e provat” e çështjes, duke vënë në dyshim besimin publik te vetë Gjykata. Njoftimet për shtyp shërbejnë për transparencën e vendimmarrjes dhe për informimin e orientimin e publikut deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të arsyetuar. Për këtë arsye, hartohen në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, pa paraqitur hollësisht faktet. Ato përgatiten nga strukturat ndihmëse të Gjykatës, siç veprohet edhe në gjykata të tjera simotra dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ( Lidhur me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, Gjykata sqaron se togfjalëshi “momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare” i referohet afatit fr pararendës që vetë komisioni kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë. Si në çdo rast tjetër, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar. Nëse kanë pretendime për saktësinë e fakteve të paraqitura në të, mund të përdorin mjetet ligjore në dispozicion" Share Ora 19:10 Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD dhe shpalli të ligjshëm emërimin e Avokatit të Popullit, Balla ironizon: Falënderoj opozitën për propozimin Foto: Taulant BallaKryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të martë, padinë e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla me ironi ka falënderuar deputetët e opozitës për propozimin e kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit, teksa thekson se Komsioni i Ligjeve dhe Kuvendi ka vepruar tërësisht konform Kushtetutës.“Një falenderim për deputetët e opozitës për propozimin prej tyre të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat Populli. Komsioni i Ligjeve dhe Kuvendi ka vepruar tërësisht konform Kushtetutës dha sot verdiktin Gjykata Kushtetuese. Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim”, shkroi Balla Share Ora 16:26 Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit, Bardhi: Mashtrim, firmat u tërhoqën para kalimit te 'Ligjet' Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike kundër zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, por vendimi është kundërshtuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai pretendon se Gjykata ka mashtruar dhe ka shtrembëruar faktet kur argumenton se firmat e mbështetjes për kandidaturën u tërhoqën pasi ajo kishte kaluar fazën e verifikimit në Komisionin e Ligjeve. Sipas Bardhit, PD i tërhoqi firmat më 5 dhjetor 2025, ndërsa Komisioni i Ligjeve i verifikoi kandidaturat dhe i kaloi për votim 4 ditë më vonë, më 9 dhjetor.Reagimi i Gazment Bardhit:Mund të kishin thënë thjesht “rrëzohet”, për qëllime politike, pa pasur nevojë të mashtronin publikisht. Në çdo rast, çfarëdo lloj vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektonim di të detyrueshëm për zbatim. Por mashtrimin publik nuk e respektojmë dot; përkundrazi, e përbuzim me përçmim. Dënoj me forcë shtrembërimin e fakteve dhe provave nga Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë që deformon faktet, humbet besueshmërinë. Gjykata Kushtetuese, në njoftimin publik për arsyet e rrëzimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD-së për paligjshmërinë e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shprehet se: “Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, NDAJ TËRHEQJA E MBËSHTETJES PAS KALIMIT TË KËSAJ FAZE nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare.”.Ky është thjesht një mashtrim publik, që vendos në pikëpyetje të fortë kushtetutshmërinë e vendimmarrjes së Gjykatës në rastin konkret.Grupi Parlamentar i PD-së ka tërhequr mbështetjen në datën 5 dhjetor 2025, përmes shkresës nr. 3853 Prot., datë 05.12.2026. Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ende nuk kishte bërë atë që Gjykata thotë se e kishte bërë: verifikimin e kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Verifikimi nga Komisioni i Ligjeve i kandidaturave dhe kalimi i tyre për votim në seancë plenare është bërë në mbledhjen publike të Komisionit në datën 9 dhjetor 2025, pra 4 ditë pas tërheqjes së mbështetjes. Mashtrimi publik i Gjykatës Kushtetuese për akte dhe fakte që janë të njohura botërisht, lehtësisht të verifikueshme, justifikon edhe arsyet jokushtetuese të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën tonë që çështja të shqyrtohej në seancë plenare publike, transparente dhe që opinioni publik të kishte mundësi të njihej me rrethanat e çështjes. Një Gjykatë që i shmanget transparencës dhe që mashtron opinionin publik mbi fakte të njohura publikisht, nuk bën drejtësi, por politikë. Kjo është thjeshtë e papranueshme për një shtet ligjor! Share Ora 16:03 Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Shabani: Vendimi i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën zgjedhjes Foto: Endri ShabaniEndri Shabani ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetuese zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit.“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shprehet Shabani. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al PD gjykata kushtetuese endrit shabani gazment bardhi avokati i popullit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.7% Disi 7.3% Vota total: 3985 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

