Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të ri të Republikës. Pas një takimi gati tre orësh me Albin Kurtin këtë të shtunë, Bedri Hamza deklaroi se kërkesa kryesore e PDK-së vijon të mbetet aprovimi final i ligjit për Specialen. LEXO edhe...'Si e dinte Macron 6 ditë më herët?'/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-krerëve të UÇK në Hagë “Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, për të biseduar dhe gjetur zgjidhjen për presidentin edhe t’i japim votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar”, tha Hamza. Takimi Kurti-Hamza vjen pasi Qeveria e Kosovës vlerësoi mbrëmë në orët e vona se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori. P.J/ReportTv.al kosove kriza politike ne kosove BEDRI HAMZA Albin Kurti PDK LVV Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 19.8% Nuk e di 9.1% Vota total: 121 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

