Lajme Zone
“Kutia e zezë” e KAYO-s në duart e SPAK, çfarë do të nxjerrin celularët e dyshes Yeffet-Puca?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Kutia e zezë” e KAYO-s në duart e SPAK, çfarë do të nxjerrin celularët e dyshes Yeffet-Puca?

Sekuestrimi është kryer nga BKH me vendim të GJKKO-së, ndërsa hetimi drejtohet nga kreu i SPAK, Klodian Braho. Telefonat pritet t'i nënshtrohen ekspertimit për të nxjerrë komunikimet dhe materialet që lidhen me çështjen KAYO dhe kompanitë e përfshira në industrinë e mbrojtjes.

Foto ilustruese SPAK dhe BKH kanë kaluar nga dokumentet te provat digjitale. Pas sekuestrimit të telefonave të personave kyç në dosjen KAYO, pyetja nuk është më vetëm çfarë përmbajnë tenderat dhe kontratat, por çfarë komunikimesh kanë lënë pas protagonistët e kësaj historie. Rasti Agasi-SHISH tregoi se një celular mund të ndryshojë drejtimin e një hetimi. SPAK ka thelluar hetimin për çështjen KAYO, duke sekuestruar telefonat e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, sipërmarrëses Arjeta Puca, sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Aleks Marku, dhe drejtuesit të KAYO-s, Ardi Veliu.

Sekuestrimi është kryer nga BKH me vendim të GJKKO-së, ndërsa hetimi drejtohet nga kreu i SPAK, Klodian Braho. Telefonat pritet t'i nënshtrohen ekspertimit për të nxjerrë komunikimet dhe materialet që lidhen me çështjen KAYO dhe kompanitë e përfshira në industrinë e mbrojtjes.

Prokuroria e Posaçme po heton në këtë fazë dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20 Shtator, 11:21 Pesha kryesore bie mbi telefonat e Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës, për shkak të lidhjeve të shumta të biznesit mes tyre dhe hyrjes së tyre, përmes TIMAK-ut, në ortakëri me kompaninë shtetërore KAYO.

Lidhja Yeffet-Puca nisi të marrë formë në qershor 2025, kur Yeffet bleu 49 për qind të aksioneve të kompanisë “Timak”. Në të njëjtën ditë ai bleu edhe 49 për qind të “Timak Special Vehicles”, kompani e kontrolluar nga Puca.

Vetëm një muaj më vonë lëvizja u bë në drejtimin e kundërt: Arjeta Puca bleu 50 për qind të “Uno18”, kompani e themeluar nga Yeffet në shtator 2024. Nga sekuestrimi i celularit te kontratat e armëve, Ron Yeffet në darën e SPAK; regjistrohen dy vepra penale 3 Tetor, 14:05 Marrëdhënia e tyre u zgjerua përsëri më 11 qershor 2026, kur Yeffet dhe Puca krijuan “Timak Aviation”, duke marrë secili nga 50 për qind të aksioneve.

Por lidhja më e rëndësishme për hetimin është “Timak Defence”. Në këtë kompani TIMAK zotëron 80 për qind, ndërsa 20 për qind i përket KAYO-s, shoqërisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pikërisht përmes kësaj kompanie në lojë kanë hyrë edhe miliona euro nga buxheti i shtetit. Nga fundi i tetorit 2025 deri në gusht 2026, “Timak Defence” ka arkëtuar rreth 2.9 miliardë lekë nga thesari, për kontrata të lidhura me sektorin e mbrojtjes. Në materiale të tjera të publikuara janë evidentuar pesë pagesa me vlerë rreth 34 milionë euro me TVSH për pajisje dhe sisteme ushtarake.

Hetimi mori një tjetër drejtim pas audiove të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ai akuzoi Yeffet dhe personat e përmendur në biseda për një skemë të mundshme të trafikut të armëve dhe municioneve.

Në materialet audio flitet për armë nga Afrika, përfshirë Sudanin, transportimin e tyre drejt Shqipërisë, paketimin dhe më pas dërgimin drejt vendeve të përfshira në konflikte. Në biseda përmenden KAYO, TIMAK dhe persona të lidhur me këto kompani.

Këto janë pikërisht çështjet për të cilat telefonat e sekuestruar mund të marrin rëndësi vendimtare. Vijon aksioni “top secret” i SPAK, BKH kontrolle në disa kompani dhe zyra; sekuestron dosjet te “Kayo” 2 Tetor, 14:48 Ekspertiza mund të nxjerrë komunikimet mes Yeffet dhe Pucës, kontaktet e tyre me zyrtarë, dokumentet e shkëmbyera, bisedat për kontratat ushtarake dhe çdo komunikim që lidhet me origjinën, transportin apo destinacionin e armëve të përmendura në audiot e Ahmetajt.

Telefonat mund të tregojnë gjithashtu se si janë negociuar marrëveshjet mes kompanive të Yeffet dhe Pucës, “Timak Defence” dhe strukturave shtetërore që kanë financuar kontratat.

SPAK ka tashmë eksperiencë dhe teknologji të avancuar për zbërthimin e telefonave dhe rikuperimin e provave digjitale. Rasti më i fundit ishte ai i Ergys Agasit, ku ekspertimi i celularit nxori komunikime që hapën skandalin e kontakteve me drejtuesen e atëhershme të SHISH-it, Vlora Hyseni.

Edhe në dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, komunikimet dhe materialet e marra nga pajisjet elektronike u kthyen në pjesë të rëndësishme të hetimit.

Tani SPAK ka përpara telefonat e njerëzve që ndodhen në qendër të çështjes KAYO.

Audiot e Ahmetajt hodhën akuzat. Dokumentet tregojnë kompanitë, ortakëritë dhe milionat e paguara nga shteti. Telefonat mund të tregojnë komunikimet që i lidhin të gjitha këto bashkë. /Pamfletipuca yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Përça e s”, Haçkaj thirrje nga protesta: Lini ndasitë mënjanë, bashkohuni! 3 Tetor 2026, 20:0020:00Aktualitet “Rama e ka përlyer qeverisjen me krimin e organizuar”, Vatnikaj: Shqipëria kërkon revolucion! 3 Tetor 2026, 19:4019:40Aktualitet “Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit 3 Tetor 2026, 19:1719:17Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Nis protesta e 126-të, qytetarët 'zbarkojnë' në rrugët e Tiranës 3 Tetor 2026, 19:1519:15Aktualitet Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë në Korçë përfjnë në spital 3 Tetor 2026, 18:4518:45Aktualitet “Vlora Hyseni degradoi SHISH-in”, Prençi: Informacionet rridhnin te krimi, Agasi kishte qasje strategjike 3 Tetor 2026, 17:5017:50Aktualitet