Forcat blu kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Maliqit autorin e kërcënimit me mesazhe ndaj gazetares Iris Rezhda. Gazetarja e CNA kërcënohet me mesazhe 3 Tetor, 19:50 Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga i ati i gazetares, autoritetet nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. K., 30-vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kanosja”.
30-vjeçari, gjatë ditës së sotme, ka kanosur me mesazh në rrjetet sociale shtetasin R. R., 69 vjeç, babain e gazetares Iris Rezhda.
"Ky shtetas dyshohet se e ka kanosur 69-vjeçarin për shkak të detyrës së vajzës së tij, e cila, ditën e djeshme në Korçë, gjatë ushtrimit të detyrës si gazetare, pati një konflikt verbal me një deputet, në përfundim të një aktiviteti elektoral",-thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

