Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin e kërkesës së PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka ngjallur reagime të forta mes palëve. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
29 Shtator, 15:49 Pas një qëndrimi fillestar të Partisë Demokratike dhe më tej një reagim nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani, palët duhet se janë përplasur sërish, duke nënvizuar elementët ligjorë dhe kushtetues. Iu rrëzua kërkesa për Avokatin e Popullit/ PD reagon pas vendimit të Kushtetueses 29 Shtator, 16:33 Endri Shabani i thur lavde “Kushtetueses”: Bëri mirë që rrëzoi kërkesën e PD-së kundër meje 29 Shtator, 17:57 Në deklaratën më të fundit të Gjykatës Kushtetuese theksohet se para se të dalin në përfundime, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar. "Pas njoftimit të publikuar sot për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Gjykata u njoh me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, sipas të cilit ajo ka “shtrembëruar faktet e provat” e çështjes, duke vënë në dyshim besimin publik te vetë Gjykata. Njoftimet për shtyp shërbejnë për transparencën e vendimmarrjes dhe për informimin e orientimin e publikut deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të arsyetuar. Për këtë arsye, hartohen në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, pa paraqitur hollësisht faktet. Ato përgatiten nga strukturat ndihmëse të Gjykatës, siç veprohet edhe në gjykata të tjera simotra dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ( Lidhur me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, Gjykata sqaron se togfjalëshi “momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare” i referohet afatit fr pararendës që vetë komisioni kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë. Si në çdo rast tjetër, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar. Nëse kanë pretendime për saktësinë e fakteve të paraqitura në të, mund të përdorin mjetet ligjore në dispozicion",-thuhet në deklaratë. Kaq ka mjaftuar që PD t’i rikthehet çështjes dhe nëpërmjet një qëndrimi tjetër të publikuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, demokratët e kanë cilësuar si një reagim qesharak. “Jeni thjesht qesharakë!
Manipuluat provat për të justifikuar një vendimmarrje politike dhe tani vazhdoni të manipuloni edhe rrethanat e çështjes, vetëm për ta mbuluar atë që tashmë është bërë e qartë. Për turpin tuaj!
Kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025. Tërheqja e firmave, ndërkaq, është bërë më 5 dhjetor 2025, pra përpara kësaj faze.
Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende.
Prandaj, mos u përpiqni ta deformoni një fakt procedural me lojëra fjalësh, sado të thjeshta apo të komplikuara qofshin ato. Datat janë aty dhe dokumentet flasin vetë.
Ulësiu mund t’ju caktojë juve afate, por nuk mund t’u caktojë afate deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë! Deputetët njohin dhe respektojnë afatet që përcakton ligji, jo afatet që shpiken apo imponohen sipas interesit të momentit.
E njëjta gjë vlen edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk është Gjykata e Ulësiut, por Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Momenti juridik përcaktohet nga ligji, jo nga vullneti i askujt tjetër.
Kur faktet dhe dokumentet nuk përputhen me narrativën që dëshironi të ndërtoni, nuk mund të ndryshohen faktet. Aq më pak mund të manipulohet kuptimi i tyre.
Neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve. Përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjykate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar”,-shprehet Bardhi. Endrit Shabani, u zgjodh në detyrë më datë 11 dhjetor 2025, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

