Lajme Zone
Zëvendëskryeministrja Koçiu publikon video nga protesta: PD është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zëvendëskryeministrja Koçiu publikon video nga protesta: PD është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën në Tiranë, duke publikuar një video nga incidentet e regjistruara. Në pamje shihet kur një koktej molotov hidhet drejt një grupi efektivësh të policisë, ndërsa njëri prej tyre merr flakë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën në Tiranë, duke publikuar një video nga incidentet e regjistruara. Në pamje shihet kur një koktej molotov hidhet drejt një grupi efektivësh të policisë, ndërsa njëri prej tyre merr flakë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu akuzon Partinë Demokratike se është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, e cila, sipas saj, shfaqet në protesta, në sallën e Kuvendit dhe në komunikimin publik, si në media, ashtu edhe në internet. Postimi i plotë: “Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar. Sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e “turmës së zemëruar”. Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi, media apo online. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj. Nuk e bënë kur qeverisnin në emër të Shqipërisë dhe nuk e bëjnë as sot, kur angazhohen hapur dhe me paramendim për të destabilizuar vendin, thjesht për llogari të dëshpërimit të tyre politik. Por edhe kjo llogari e mbrapshtë, si çdo llogari tjetër e tyre, e vjetër apo e re, do t’u dalë përsëri gabim. Shqiptarët nuk e duan dhunën, shqiptarët duan Europën. Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!”, shkruan Koçiu. Policia reagon për protestën e dhunshme: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj