Lajme Zone
Zelenski emëron kreun e ri të inteligjencës së jashtme, kush është  Rustem Umerov, kryenegociatori i Ukrainës me Rusinë dhe SHBA-në
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zelenski emëron kreun e ri të inteligjencës së jashtme, kush është Rustem Umerov, kryenegociatori i Ukrainës me Rusinë dhe SHBA-në

Ish-ministri i Mbrojtjes do të vazhdojë të merret edhe me negociatat me Rusinë dhe koordinimin e eksporteve të dronëve ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, emëroi këtë të hënë Rustem Umerovin në krye të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, duke vijuar riorganizimin e strukturave të sigurisë të nisur muajin e kaluar. Sipas dekretit presidencial, Umerov largohet nga posti i sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, detyrë që do të merret nga ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko. LEXO edhe...Droni ukrainas godet resortin turistik në Detin e Zi, 7 të vrarë e 40 të plagosur Zelensky tha se Umerov do të ketë një rol të zgjeruar, duke mbuluar inteligjencën e jashtme, diplomacinë, çështjet e mbrojtjes, negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, si edhe bisedimet për përfundimin e luftës. Ai do të vazhdojë gjithashtu të mbikëqyrë punën për marrëveshjen për dronët mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës. Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të gjera që Zelensky nisi në korrik në drejtimin politik dhe ushtarak të vendit. Në atë periudhë ai shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, dhe komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, Oleksandr Syrskyi, duke argumentuar se Ukraina kishte nevojë për "më shumë forcë" në drejtimin e saj gjatë luftës. Shkarkimi i Fedorovit, i konsideruar një nga figurat më të njohura të qeverisë ukrainase, nxiti protesta në Kiev dhe qytete të tjera. Pas reagimeve, Zelensky deklaroi se do t'i ofronte atij një post tjetër të rëndësishëm në qeveri, ndërsa në krye të Ministrisë së Mbrojtjes u emërua Yevhen Khmara. Emërimi i Umerovit në krye të Inteligjencës së Jashtme konsiderohet pjesë e së njëjtës paketë ndryshimesh, me të cilën Zelensky synon të riformatojë drejtimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës në vitin e pestë të luftës me Rusinë. Umerov u emërua sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC) në korrik të vitit 2025. Në këtë detyrë ai shërbeu si përfaqësuesi kryesor i Ukrainës në negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, krahas përgjegjësive të tjera në fushën e sigurisë kombëtare. Më herët, ai mbajti postin e ministrit të Mbrojtjes. Gjatë kohës që drejtonte këtë dikaster, emri i tij u përmend edhe në çështjen e njohur si "Energoatom", një nga hetimet më të bujshme për korrupsion në Ukrainë në vitet e fundit, ku Umerov u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. U.D/ReportTv.al lufta ne ukraine Volodymyr Zelensky Rustem Umerov SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4466 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?