Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, hodhi akzua ndaj kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me sulmet nga protestuesit në godinat e institucioneve.
Çaushi shkruan në rrjetet e saj sociale se Berisha nxit kaosin dhe dhunën për të marrë pushtetin.
Socialistja shprehet se Berisha, pas kaq vitesh në politikë, nuk ka kuptuar ende se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë. “Sali Berisha, kjo është fytyra e politikës tënde: molotovë kundër institucioneve, dhunë kundër Policisë dhe kaos për të marrë pushtetin!
Të dashur të rinj, mos u bëni mish për top për interesat personale të një politikani që, pas kaq shumë vitesh, ende nuk e ka kuptuar se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë! Mos lejoni që ambiciet e tij t’ju vënë përballë ligjit dhe të ardhmes suaj”,-shkruan deputetja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

