Lajme Zone
“Lumë” golash në Bundesligë, Fullkrug sërish vendimtar
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Lumë” golash në Bundesligë, Fullkrug sërish vendimtar

Një grup protestuesish i janë afruar selisë së Partisë Soc...

Pesë duele nga java e shtatë e Bundesligës dhuroi spektakël dhe plot 12 gola të shënuar.

Përballja më elektrizuese e kësaj pasditeje ishte ajo mes Mainz dhe Werder Bremenit, ku miqtë triumfuan me rezultatin 2-3.

Heroi absolut i ekipit nga Bremeni u shndërrua sulmuesi Niclas Fullkrug, i cili udhëhoqi skuadrën e tij me një dopietë vendimtare.

Ndërkohë, Leipzig u rikthye fuqishëm te suksesi në kampionat duke arritur një fitore të thellë 4-0 në shtëpi kundër Elversbergut.

Në përballjet e tjera, Paderborni siguroi tri pikë mjaft të rëndësishme falë fitores minimale 1-0 përballë Hamburgerit. Dy duelet e tjera të kësaj dite përfunduan pa fitues, ku Augsburgu barazoi 1-1 me Union Berlinin.

Gjithashtu, përballja mes Kolnit dhe Schalkes nuk solli emocione golash duke u mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.