Zbulohet skema e re me mesazhet mashtruese! Policia lajmëron qytetarët: Paraqiten si njoftime zyrtare nga e-Albania! Ja si të ruheni
Policia e Shtetit ka njoftuar për një skemë të re mashtrimi që qarkullon përmes mesazheve SMS, e ngjashme me rastet e mëparshme të “Postës Shqiptare”. Për këtë çështje, është depozituar edhe kallëzim nga vetë institucioni i Postës pranë Strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar për një skemë të re mashtrimi që qarkullon përmes mesazheve SMS, e ngjashme me rastet e mëparshme të “Postës Shqiptare”. Për këtë çështje, është depozituar edhe kallëzim nga vetë institucioni i Postës pranë Strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit. Mesazhet mashtruese paraqiten si njoftime zyrtare nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare. Policia thekson se këto mesazhe nuk kanë lidhje me e-Albania apo institucionet shtetërore. { }); Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm: Të mos klikojnë në linke nga numra të panjohur;
Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara;
Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë.
Rekomandohet gjithashtu: Përdorimi vetëm i faqes zyrtare
Fshirja e menjëhershme e mesazheve të dyshimta;
Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve.
Policia e Shtetit rikujton se mbrojtja nga mashtrimet online kërkon vigjilencë dhe përdorimin ekskluziv të kanaleve zyrtare për çdo shërbim apo pagesë elektronike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
