“Pavarësisht “pastrimeve” të Ramës, SPAK do shkojë te ai”, gazetari: Prokuroria ka hyrë në zemër të Kryeministrisë
Gazetari Ermal Peçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te lëvizjet dhe ndryshimet në strukturat e saj.
Gazetari Ermal Peçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te lëvizjet dhe ndryshimet në strukturat e saj. Sipas Peçit, pavarësisht përpjekjeve për të “pastruar” emrat përmes largimit të figurave të vjetra, hetimet e SPAK pritet të shtrihen deri në nivelet më të larta të qeverisë. “E dimë që SPAK ka hyrë në zemër të Kryeministrisë. Çdo hetim dhe çdo fije në këtë kontekst ka shtrirë tentakulat në çdo cep”, u shpreh ai. Peçi theksoi se lëvizjet e kryeministrit Edi Rama brenda PS-së synojnë të largojnë elementët që mund të krijojnë pakënaqësi apo përçarje, duke i zëvendësuar me figura më të bindura dhe me më pak peshë politike.
“Pavarësisht si mund të pastrojë emrat Rama duke eliminuar figurat e vjetra SPAK do shkojë te kryeministri i vendit. E dimë që SPAK ka hyrë në zemër të kryeministrisë. Çdo hetim dhe çdo fije në këtë kontekst ka shtrirë tentakulat në çdo cep. Kjo që bën Rama është për të larguar elementet që mund ta bezdisin dhe do njerëz të bindur në PS që nuk kanë autoritetin moral për të bërë një çarje sado të vogël në PS. Kjo është arsyeja pse Brace thotë se kanë shkuar nga parti politike në parti teknike”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
