Korçë/ E moshuara pëson dëmtime pasi u rrëzua nga shkallët e pallatit, dyshohet se…
Një incident është shënuar në Korçë, ku një e moshuar raportohet se është rrëzuar nga shkallët e një pallati, duke pësuar dëmtime.

Një incident është shënuar në Korçë, ku një e moshuar raportohet se është rrëzuar nga shkallët e një pallati, duke pësuar dëmtime. Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte duke shkundur një tapet kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët. Si pasojë e rrëzimit, ajo ka marrë plagë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë Teatri Andon Zako Çajupi. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
